Blindi shqiptar "Shota" prezantohet në panairin ndërkombëtar

17 Qershor 2024, 18:08Sociale TEMA
Blindi shqiptar "Shota" prezantohet në panairin

Prototipi i parë i makinës ushtarake shqiptare “Shota” është prezantuar në panairin ndërkombëtar EUROSATORY që po mbahet në Paris.

Shqipëria merr pjesë për herë të parë e përfaqësuar nga një kompani 100% shqiptare në këtë panair, ku marrin pjesë rreth 2 mijë kompani nga e gjithë bota.

 “Prezantohet në panairin EUROSATORY në Paris, prototipi i parë i makinës ushtarake shqiptare Shota. Një moment i rëndësishëm që shënon pjesëmarrjen e parë të Shqipërisë në këtë event të rëndësishëm ndërkombëtar dhe përfaqëson një arritje të madhe për industrinë tonë të mbrojtjes”, shkruan ministri Peleshi në rrjetet sociale.

Automjeti është i pajisur me një teknologji të avancuar dhe mund të përdoret në një gamë të gjerë operacionesh ushtarake dhe civile, përfshirë transportin e trupave, operacionet e shpëtimit dhe misionet e sigurisë. Qëllimi i krijimit të kësaj makine është fuqizimi i industrisë ushtarake shqiptare dhe jo vetëm.

3 Komente

  1. e
    enter""

    Ca jane keto traplliqe? Ne ngelem duke i bere reklame mutit

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vdiq Janullatos !

      ti buthqir i janulles nuk duhet te flasesh. Fol kur te te japin leje

      Përgjigjjuni
    2. U
      Ushtari i mirë Shvejk

      Kopje e shëmtuar e Vuran-it të BMC-së Turk dhe Iveco-s Italiane. Dhe për nga struktura duket qartë se nuk ka asnjë risi, veç kopje. Si duket Pe-Pambuku se Pe-Leshi nuk o ky... Do më rras ndonjë 1000-2000 copëshe Shqipërisë. Se dhe ky njëlloj si Xhaçka i kanë nën kontroll kompanitë (nqs nuk janë të tyre ose ortakëri). Dhe prite kur dikush të marri municionet, dikush tjetër armët se tani u janë turrur fabrikave. SHOTA= "Plagjiaturë" Shikoni se ka plot USA M1117 dhe mos humbisni kohën me Shotën mqs Azemin e kanë vra. Dhe më vonë mendoni për Strykers dhe Bradley's më vonë. AL është terren i lartë duhen të larta dhe lehtesisht të ndryshueshme dhe përshtatshme më teknologji dhe armatime të tjera... Nqs nuk doni të bëni më lekë Pe-pambukun, Çaçkën e shtojcat e tyre zgjatuese në komandim e Meico...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje