Italianët në Durrës, tifozë të Shqipërisë në përballjen me ekipin e vendit të tyre: Ndihemi shqiptarë

16 Qershor 2024, 12:26Sociale TEMA
Italianët në Durrës, tifozë të Shqipërisë

Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, shtetas italianë që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Durrës u mblodhën me familjet dhe miqtë e tyre shqiptarë për të shijuar buzë detit ethet e ndeshjes së shumëpritur dhe mjaft emocionuese të këtij europiani, që vuri përballë në futboll dy vendet tona.


“Pse kam veshur fanellën kuqezi? Sepse është e vendit që na mikpriti dhe që na trajton mirë ndaj për ne: Forca Shqipëri! Ndjehem në shtëpi ndaj bëj tifo për të. Kisha parashikuar 2-1 për Shqipërinë, po gabova.”

Edhe pse Italia triumfoi në fushën e lojës, të gjithë e shijuan ndeshjen dhe të qenit bashkë në sport dhe në jetën e përditshme. Italianët që jetojnë në Durrës e shfrytëzuan këtë mundësi për të shprehur mirënjohjen e tyre për mikpritjen e ngrohtë që kanë gjetur në Shqipëri, duke krijuar kështu një lidhje të veçantë, përtej sfidës sportive.

“E adhuroj Shqipërinë. Zemra ime. Jam e lumtur të bëj tifo për Shqipërinë. Ishte e vështirë kjo ndeshje sepse 50% zemra Shqipëria, 50 % zemra Italia. Do të isha shumë e kënaqur dhe po të fitonte Shqipëria.”

“Sonte ndihemi shqiptar dhe kemi vendosur të bëjmë tifo për të. Jemi në një shoqëri të bukur. Mbrëmje e bukur me njerëz të mrekullueshëm.”

“Unë jam nga Letonia dhe në këtë Europian bëj tifo për Shqipërinë.”

Mbrëmja e kaluar do të mbahet mend jo vetëm për rezultatin, por mbi të gjitha për ndjenjat e solidaritetit dhe miqësisë të forcuara ndër vite mes dy popujve tanë.

3 Komente

  1. z
    zzz

    ndihen shqiptar ,,,,? epo gezuar bajramin ,,,

    Përgjigjjuni
    1. a
      animas

      hahaaaaaaaa

      Përgjigjjuni
    2. s
      synetlliu

      Behuni synet,,,,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje