“Jam 0 negativ”, Rama dhuron gjak: Shtyjmë plakjen dhe fitojmë energji të re

18 Qershor 2024, 12:54Sociale TEMA
“Jam 0 negativ”, Rama dhuron gjak: Shtyjmë plakjen dhe

Kryeministri Edi Rama iu bashkua edhe këtë vit nismës për dhurimin e gjakut.

Ai ka zbuluar se grupi i tij i gjaku është 0 NEGATIV.

Në fjalën e tij ndërkohë që jepte gjak, kreu i qeverisë e konsideroi këtë si dhuratën më ripërtëritëse, ndërsa shtoi se është dhuratë jetike për ata që kanë nevojë.

“Nuk ka dhuratë më ripërtëritëse se sa dhurimi i gjakut. Ne e kemi traditë. Një pjesë këtu, që janë që nga bashkia, e dinë shumë mirë. Çdo vit, rigjenerohemi duke dhënë gjak.

Sepse dhënia e gjak, nuk është vetëm ndihmë jetike për ata që kanë nevojë, por është edhe ripërtëritje për ata që japin. Nuk ka dhuratë më ripërtëritëse se sa dhurimi i gjakut.

Lum kush jep. Me dhurimin e gjakut, organizmi fiton energji të re. Nuk shmanget komplet plakja, por shtyhet më tutje”, tha Rama.

2 Komente

  1. s
    sapa

    Mjere ai qe e merr kete gjak!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Banka e Gjakut

      Zoti Edvin Kristaq Rama, ju njoftojme se lloji i gjakut tuaj nuk eshte 0 negativ, por 100% negativ! Kalofshi nje dite te kendshme!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje