
Teksa sezoni i verës ka nisur, Aeroporti Ndërkombëtar iTiranës (TIA) është i përkushtuar të sigurojë që udhëtimi juajtë jetë sa më i qetë dhe i këndshëm.
Më poshtë gjeni disa këshilla të dobishme për t’ju ndihmuarnë mjediset e aeroportit që vlejnë kryesisht përgjatë sezonit tëngarkuar turistik:
1. Mbërritja në aeroport: Për të shmangur nxitimin e minutave të fundit dhe për t'u siguruar që keni kohë tëmjaftueshme për check-in dhe kontrollin e sigurisë, jurekomandojmë të mbërrini në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara orarit tuaj të fluturimit.
2. Printoni boarding pass: Mos harroni të vini në aeroportme boarding pass të printuar. Kjo do t'ju kursejë kohëdhe do të sigurojë një proces të qetë përmes pikave tëkontrollit të aeroportit. Përndryshe do duhet të prisnihapjen e sportelit të check-in, për t'u pajisur me boarding pass.
3. Kalimi i bagazheve: Për pasagjerët me bagazhe, julutemi informohuni se sporteli i check-in zakonisht hapet2 orë e 30 minuta para nisjes. Nëse nuk e keni printuarparaprakisht boarding pass, mos u shqetësoni! Mund ta merrni në sportelin e kontrollit kur të hapet.
4. Qëndroni të informuar: Qëndroni të përditësuar me çdonjoftim që ju vjen nga linja ajrore në lidhje me fluturimintuaj. Përdorni ekranet e informacionit të aeroportit osefaqen tonë zyrtare të internetit për përditësime në kohëreale mbi ndryshimet e portës, vonesat ose informacionetë tjera të rëndësishme.
Ekipi ynë është i gatshëm për t'ju ndihmuar në çdo hap, për tësiguruar që udhëtimet tuaja verore të nisin sa më mirë.
Lini një Përgjigje