Bashkëpunimet akademike me vendet e rajonit e më gjerë sjell produktivitet, por çfarë thonë shifrat për studimet nga studentët e huaj në Shqipëri?
Në vendin tonë, për vitin akademik 2023-2024 nga totali i studentëve të regjistruar në arsimin e lartë, 1,9% ishin të huaj. Por cilët janë shtetet që dominojnë më shumë?
Në tre vitet e fundit akoademike, studentët e huaj meshkuj frekuentojnë më shumë universitetet shqiptare krahasuar me studentet e huaja femra.
Ndaj sipas INSTAT, për numrin e studentëve të huaj më të lartë në Shqipëri e kryeson Italia me 51.7%, e dyta studentët nga Kosova me 16.5%, për të vijuar me Greqinë me 7.4%, Mali i zi me 6.2%, dhe nga vende të tjera me 18.2%.
Por të njëjta të dhëna raportojnë se pjesa më e madhe e studentëve të huaj janë regjistruar për studime Master dhe Bachelor. Nga ku në programet 2 vjeçare dhe Bachelor ka më shumë student meshkuj të huaj, por në studimet Master ka më shumë student femra të regjistruara.
Për vitin akademik 2023-2024 nuk ka të regjistruar për doktoraturë.
Sipas shifrave, në vitin akademik 2023-2024, janë regjistruar gjithsej 2161 studentë të huaj, të cilët ndahen 0.9% për programe 2 vjeçare, 30.5% për Bachelor, si dhe 68.6% për Master.
Përqindje vari karin... sa është numri total që të marrim vesh o trapa.
Te me "falni" po keta studentet e huaj qe vijne ne universitetet shqiptare, me pare kalojne per testim ne spitalet e psikiatrise se vendeve te tyre dhe u lejohet nje diplome nga universitete qe nuk i njeh kush ne Ballkon e jo me Evrope e me gjere. Ne vleresimet e bera per universitetet shqiptare duke filluar nga ato shteterore deri tek privatet mbyllin me nder vendet e fundit.
Niveli i komenteve shume i dobet...miqte e mi..bota shikon me përpara frutat dhe pemët., jo kur vjenkoha e vjeljeve..sot shqiperia eshtw nje vend i hapur..por një italian,grek qe mvaron ne shqiperi, kur kthehet ne atdheun e tij.,me dy provime ben njohjen e diplomes e me pas vazhdoj jeten pervojen dhe karjeren e tij...kam 35 vjet I larguar nga shqiperia dhe kam pare shume studente qe mbarojne ne shqiperi dhe jetojne e punpjne ne bote..te paktenne angli 180 prej tyre jane petagoge nëpër universitwtw..nuk flas per mjeke,inxhinjere etj
Shume i drejte komenti juaj, por ketij artikulli i mungon nje detaj fare i vogel, qe eshte ai i kombesise se ketyre studenteve. Keshtu, nje i ri, qe eshte shqiptar 24 karatsh nga nena dhe babai, por qe ka pasaporte te huaj, sipas gazetarit qe ka shkruar kete artikull eshte i huaj? Ve bast se te gjithe keta studente te "huaj", jane te gjithe shqiptare. Djali i nje shokut tim te femijerise, qe ka pasaporte amerikane, eshte diplomuar per dentist ne Tirane, por ai eshte shqiptar nga te dy prinderit.