Gjetja e fuqisë punëtore të kualifikuar vazhdon të mbetet sfida më e madhe e bizneseve shqiptare. Kjo ishte një nga konkluzionet e Indeksit Vjetor të Biznesit, i cili u prezantua në Konferencën mbi “Ristrukturimin Ekonomik dhe Perspektivën e Re”, organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.
Arritjet e deritanishme të ekonomisë shqiptare, si tejkalimi i 100 milionë dollarëve në shkëmbimet tregtare, ishte një nga pikat në të cilat u ndal ministri i Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.
“Falë punës së Dhomës Amerikane të Tregtisë, shkëmbimet tona tregtare kanë arritur nivelin më të lartë ndonjëherë. Në vetëm 4 muajt e parë të vitit, i referohem të dhënave zyrtare të Byrosë Amerikane të Censuseve, kemi tejkaluar barrierën e 100 milionë dollarëve shkëmbime tregtare. Edhe më e rëndësishme për t’u theksuar është se struktura e këtij bilanci është ndër më të shëndetshmit në raport me tregtinë tonë me vendet e mëdha.”
Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Neritan Mullai, shpjegoi se cilat janë disa nga shqetësimet më të mëdha të bizneseve shqiptare dhe çfarë problematikash duhet të adresojë qeveria shqiptare sipas qytetarëve.
“Janë 5 parametra që anëtarët e Dhomës i kategorizojnë si shqetësimet më të mëdha të bizneseve dhe po ta shohim, vazhdon të jetë gjetja e fuqisë punëtore të kualifikuar problemi kryesor. Ka një rritje me 2 pikë krahasuar me vitin e shkuar, por përsëri është shumë i ulët. Parametrat e tjerë nën 40 pikë janë monopoli dhe konkurrenca e padrejtë, ekonomia informale apo niveli i taksave, që ndikojnë shumë në klimën dhe shëndetin e biznesit.
Një studim i Institutit Ndërkombëtar Republikan mbi prioritetet kryesore që duan qytetarët që të ketë qeveria, tregon se në 5 vende të Ballkanit Perëndimor, prioriteti kryesor është kostoja e jetesës dhe çmimet e larta, në Shqipëri kjo është e dyta, kryesorja është papunësia, që do të thotë kemi një korrelacion ku nga një anë ne themi është mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe në anën tjetër themi papunësia. Pra, në të dyja kahet kemi probleme.”
Indeksi Vjetor i Dhomës Amerikane të Tregtisë mat perceptimin e bizneseve mbi treguesit kryesorë të klimës ekonomike dhe si mund të përmirësohen ato. Sipas këtij indeksi, ekonomia shqiptare ka treguar një performancë pozitive, por duhet të shtohen përpjekjet për përmirësimin e klimës së biznesit.
Ka sa te duash po ti paguajn pak me mir qe te vin ne pun dhe te rin ne shqiperi, por pundhensi shqiptar eshte mesur roga leshi punkerkuesit vet pronari me 6.3 amg nusja me range rover djali me x6 goca me porche tu prish lek si ordinera nga mengjesi ne dark dhe thon pse nuk na vjen kush ne pun skan par jasht si punojn famileje komplet ne pun dhe punkerkuesin e vleraojn sepse i duhet biznesit .