Këshilli i Ministrave ka dërguar për miratim në Kuvend dy dokumenta “Planin afatgjatë të zhvillimit të forcave të armatosura 2024-2033” dhe “Strategjinë ushtarake të Republikës së Shqipërisë”. Numri i personelit aktiv të Forcave të Armatosura do të jetë 8500 pjesëtarë aktivë dhe 2100 rezervistë, nëse kushtet dhe mjedisi i sigurisë nuk kërkojnë rritjen e tij. Zhvillimi i burimeve njerëzore do të synojë arritjen e një force cilësore të motivuar, të trajnuar, të pajisur dhe të ndërveprueshme me forcat aleate.
Forcat e Armatosura do të sigurojnë dhe rrisin kapacitetet e tyre operacionale nëpërmjet modernizimit të sistemeve dhe pajisjeve të tyre, për të garantuar mbrojtjen kombëtare dhe për të përmbushur detyrimet në kuadër të mbrojtjes kolektive. Në këtë mënyrë, Forcat e Armatosura janë të përgatitur për t’iu përgjigjur kërkesave të paketës së re të Objektivave të Kapaciteteve të cilat priten të jenë akoma më ambicioze.
Fokusi kryesor do të jetë modernizimi i sistemeve të mbrojtjes kundër dronëve, mbrojtjes ajrore me sisteme me rreze të shkurtër veprimi, si dhe sistemeve të mbrojtjes me rreze të mesme veprimi. Ndërkohë, që do të modernizohet Baza Ajrore e NATO-s në Kuçovë me sisteme të kontrollit dhe komunikimit.
Në Strategjinë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë theksohet se “në përmbushje të detyrimeve nën nenin 3 të Traktatit të Uashingtonit dhe në zbatim të vendimit të marrë nga krerët e vendeve aleate në Samitin e NATO-s në Vilnius 2023, do të synohet që buxheti i Mbrojtjes të jetë jo më pak se dy për qind i Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe shpenzimet për investime dhe pajisje e armatime të jenë në 20 për qind të buxhetit të Mbrojtjes, sikurse është pranuar edhe në Deklaratën e Samitit të Uellsit”.
Shqiperia eshte e "sigurt" shume se kemi armet me moderne qe nga lufta e dyte boterore,belxhikun gjerman,paticken italiane dhe manxerrin grek.Me keto neve mundim, jo vetem grekun dhe serbin,por edhe Putinin e rusis.
Keta b.q. shanin Enverin qe kishte nje nga ushtrite me te forte dhe me te medha ne Ballkan. Ne ate periudhe ne kohe lufte mobilizoheshin brenda 24 oreve 1 milion ushtare te gatshem e te trajnuar per cdo agresion kunder Shqiperise nashi brekushexhiu Ed mburret me 10 mije vete. Po imitojne deri ne nje sistemin komunist te mbrojtjes, por nga kush do te rru-hemi nga Amerika qe na ka ne thes, apo nga ndonje vend anetar i NATO-s sic eshte Ger-qia qe ka akoma me ne ka ligjin e luftes.
Po te jesh i kohes se Enverit,duhet te jesh nga ata te cilet megjithese e shohin Mbretin lakuric nuk ju besojn syve ! po te jesh i brezit te "Demokracis" mos bie pre e mashtrimeve ne Youtube . Shqpieria kishte nje "ndermarrje" punesimi Ushtarake per fshataresin, e cila do te zbuste varferin ne familjet fshatare por kurrsesi nuk kishte nje Ushtri profesioniste si vendet e rajonit . Kishim nje Ushtri kembezbathur,pa Qorape,qe e mbeshtillnin kemben me nje beze te bardh,dhe me dy pal kepuc per dy vjet ! Kishim nje ushtri te keq ushqyer e cila ushqehesh per dy vjet cdo dit me grosh,dhe tre her ne jav 45 gram Mish (edhe ato pak gram mish Kapterri,do te kompromentonte Oficeret,duke ju a dhen atyre) . Kishim nje ushtri e cila gjuante 6 fishek ne vit sa per te then se si shkrepet Arma ! Kishim nje ushtri e cila e priste Kapelen dhe Kapoten sipas oreksit te cdo ushtari ! Kishim nje ushtri bregdetare e cila qohesh heret ne mengjes duke par se mos dallget e detit kan nxjerrur pagure plastike (boshe) per ti marrur dhe per te zbukuruar bufet ( imagjinoje sot te vesh ne bufe nje shishe koka kola boshe per zbukurim ) ! Kishim nje Ushtri ku pjesa me e madhe e Oficereve ishin me tet vjeqare,kishin ber kurse specializimi dy apo tre vjeqare,dhe shkollen e mesme e kryen, ne shkoll nate pasi ishin martuar dhe ne marredhenie pune ! Kishim nje ushtri ku nje pjes e mir e braktisi ne 1991 me eksodin masiv, dhe pjesa tjeter ne pamundesi te momentit,priste nje rast me te mir per ta braktisur . Kishim Nje flot Ajrore primitive me avion me elik perpara,ne nje koh qe Greqia fqinje kishte avion te gjenerates se tret ! Kishim nje flot detare te kalbur te luftes se dyt boterore e cila ishte sa per inventar . Sikur nje nga pikat qe ju kam shkruajtur te mos jet e vertet do ju kerkoja falje
Shqiperia me dhjetmije ushtaret dhe 2 mije rezerviste?Shume Jane,cfare duhet? Nuk Ka asnje kercenimi per Shqiperine.Jemi te rrethuar me miq e shoket qe e Duan integrimon VorioEpirit te shqiperise.Kemi degjuar? Kane Dale dokumenta qe vellezerit Malazeze te Veriut donin Shkodren qe ne 1945 Jane dokumentat amerikanet ato,Jo te Enverit.Keshtu sigurohet Edhe integrimon i pjeses jashte vorioepiriote Armatimin?Shpenzimet te kota."do bejne lufte me drone"...Ku Jane?Jà,prapa deres.
Popull beje gjumin i qete , se me kete pune po merret vet Nikua
Jo me kete pune merret fjaleshumi globalist Ed Rama. Niko eshte thjesht eunuku i radhes ne harremin e Rilindjes. Akoma jane aktuale fjalet e Milosheviç, qe Surrelin e merr me shoqaten e gjahtareve. USA do nderhyje? Eshte shume e rrezikshme te jesh kunder USA-s. Eshte fatale te jesh aleat i saj.