"Onkologjiku më ishte kthyer në tmerr", letra denoncuese e mësueses që u nda nga jeta prej kancerit

27 Qershor 2024, 15:15Sociale TEMA
"Onkologjiku më ishte kthyer në tmerr", letra denoncuese e

Mësuesja dhe aktivistja, Ina Kasimati u nda nga jeta para disa kohësh për shkak të kancerit.

Por përpara se të ndërronte jetë, ajo publikoi një letër ku tregonte për gjendjen në Spitalin Onkologjik.

Mësuese Ina u nda nga jeta në 23.03.2024, ndërsa letra e saj është bërë virale këto ditë, kur ka shpërthyer skandali i Spitalit Onkologjik.

Letra (Gusht 2023):

Unë kur u diagnostikova me kancer gjiri para 4 vitesh, operacionin e bëra te Spitali Onkologjik në QSUT. Jam operuar (unë dhe shumë pacientë) në një krevat me tre këmbë dhe m’u hoqën të gjitha limfonodulat pasi kështu ishte aparatura.

Më pas shefja e terapisë, Dr.Dhurata nuk më dha terapinë sipas protokollit dhe vetëm kur shkova në Itali për vizitë, e mësova këtë gjë. Kur u ktheva dhe ia thashë Dr.Dhuratës, ajo më tregoi listën e pacientëve që prisnin prej disa muajsh të merrnin Zoladexin. I shkruajta atëherë Drejtorit të përgjithshëm z.Enkelejd Joti. Asnjë përgjigje.

I shkruajta ministres, znj.Manastirliu. Asnjë përgjigje. Pastaj një shoqe më sugjeroi t’i shkruaja kryeministrit. M’u duk absurde, por e bëra. Dhe për gjysmë ore drejtori i spitalit më shkruajti një sms (të lante gojën) Znj.Kasimati, ju e keni marré ilaçin në farmacinë e spitalit… (qesharake)

E kundërshtova dhe i shkruajta që nuk e kam marrë ilaçin dhe as që e dija ku ishte farmacia e spitalit. Pas disa ditësh më telefonuan dhe u futa në listë për ilaçin. Pas tre vitesh (d.m.th vitin e kaluar) kur m’u përsërit sëmundja dhe u bë publike thirrja për të më ndihmuar financiarisht të ikja jashtë dhe qindra shqiptarë filluan të më mbështesnin, më mori në telefon ministrja znj.Manastirliu dhe më pyeti për shëndetin.

I thashë dua të iki në një spital jashtë, pasi Spitali Onkologjik për mua ishte kthyer në një tmerr që tek dera e hyrjes ku të shtynte polici dhe koordinatori. Ndërsa në dhomën e vogël të onkologes ku shkoja çdo tre muaj për ironi pas Covid-it ishin dy mjekë, që thjesht mbushnin kartelën dhe ikja bëja terapinë.

Asnjë krevat në dhomë, as stetoskop, as privatësi të komunikoje me doktorin, tek dera prisje në këmbë në radhë…

Nuk e di nëse keni shkuar në Spitalin Onkologjik, në katin e parë ku janë vendosur foto nga Shqipëria turistike me një diçiturë në anglisht të një firme farmaceutike: Bëje tani, atë që pacienti ka nevojë më pas.

Aty ishte edhe një fotografi nga një kishë në Voskopojë ku në oborr ishte një varr… Kur e kam parë jam tmerruar. I bëra foto. Ia dërgova drejtorit, e postova edhe në faqen time në FB dhe më pas u hoq …

Para se të nisesha në Francë, falë mbështetjes së shqiptarëve dhe jo të shtetit, unë prisja përgjigjen e biopsisë, por nuk e mora pasi në spital mungonin kitet …

Ndërkohë në ato korridore spitali kam takuar familjarë të pacientëve aty, të shqetësuar për mungesë të ilaçeve, kimioterapisë… Për të mos folur për skanerin që ngelet si një gjë e rrallë që të bëhet dhe jo si një procedurë rutinë për të të ndjekur në ecurinë e trajtimit mjekësor apo analizat, ilaçet… Një pacient që derdh sigurimet shëndetësore nuk ka pse t’i shkruajë drejtorit, ministrit, kryeministrit…

Është turp!

Në cilin vend të Europës ndodh kjo? Shërbimi shëndetësor duhet të jetë një normalitet nëse trajtohesh/ operohesh në spitalin publik dhe nëse nuk bëhet aty, skena e sigurimeve shëndetësore e merr përsipër mbështetjen e pagesës për pacientin…

Pse pasi bëhesh publik dhe kërkon ndihmë, ministrja të merr në telefon dhe ”lan moralin” që shteti e dha ndihmën…

Jam kurioze të di në rastin e aktorit Fuga çfarë mbështetje i ka dhënë shteti, kur ai është një pagues i sigurimit shëndetësor?

Po Pr.Petrela çfarë ka bërë konkretisht kur ai është doktor në spitalin publik dhe neurokirurgu më i mirë?

25 Komente

  1. L
    Lloji

    Qenka nje Bordello e madhe ky spital, e torturut miletin ju moterq!ra….

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cudia

      Enkelejd Joti drejtor spitali por veçse studimet I ka mbaruar për naftë.... një tartabiqe që flinte pas bythës së ish shokut të tij Tanit të Topit.

      Përgjigjjuni
    2. Y
      Ylli

      Jo vetem te onkologjiku eshte kjo situate pur ne cdo pavion, beheni prove te mos paguani doktorin dhe do ta shihni se cfare ju ndodh. Ndishta kjo minidtra e re mund te bfjd ndonhe gje pir e vedhtire te thyesh rrjetin e bluzave te bardha

      Përgjigjjuni
      1. E
        E vërteta

        E ka bo provë një miku im. Operoi vëllain te dr petrela e nuk i dha lekë se nuk kishte. Vëllai i vdiq.

        Përgjigjjuni
        1. E
          E verteta

          Hiqe pseudonimin, gje nje tjeter, se kete e kam perdorur une qe ne fillim. Mos vidhni pseudonime.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sali Arixhiu

            Kadal moj E verteta kadal, llagapin t ka mor, sun t ka mor burrin

            Përgjigjjuni
      2. P
        Paliokaragiozi komounistis.... citjonezi?

        E mo citjonezi i palare( e leshqen si turku Kemal Ismael) me kete shtet mburresh o rrot cari...!? Ptuuuuu paliokaragiozi...

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fajtori.com

          Duhet të fillojë nga rregullimi i sistemit. Mjekët ose të punojnë në spital Publik, ose në Privat. Jo në të dyja. Mjeket e spitalit publik mund të punojnë me orë të gjata në ambientet e spitalit publik i cili pas orarit të punës mund të faturojë pacientët që fuan shërbim pa rradë, siç bëhet në Itali. Sa për këto monstrat, uroj ti zërë mallkimi i pacientëve dhe familjarëve atje ku u djeg më shumë!

          Përgjigjjuni
          1. j
            jaanulla me kar ngoje Temes se pederatsit

            Palikaris Fissqiris bythqiiri Turkit .- Ore ,Janulla u ngo ne Car ne Shqiperi po jo ? A nuk eshte koh qe te ktheheet ne Gerrqi dhe shkerdhehet ditet e fundit te jetes ne te Halen e Bythqimve te Botes ! si thu ti Pederasti Halese bazit nashi !

            Përgjigjjuni
          2. S
            Shqiperia nen Dikttureen e nji Grupi Shkerdhatash

            Shqiperia jeto sot e 34-vjet nen nji Diktature te nji Bande Shkerdhtash te pashembullt ne Bote ! [ Politike - Medie - Dreqesi -Skap- ] qe mbasi j shkaterrun Jeten disa Brezave dhe i perzune jasht ,pasi i pompuan me ilace Kanceroze ne 34-vjet ,ku u ekpserimentua nga Bota e Djalli vet ,me gjithcka ,cdo peerzjerje qe con ne Kancer - Njeriun sot filluan me zhdukjen dhe mbs gjithe ktij Gjenocidi qe ushtrohet vs Shqiptareve _Heshtet e kudo Cesurohet ,qe gjithcka te mbulohet e mos lejohet Denoncimi qytetreve Shqiptare ,si ndodh edhe shpesh ktu ne kte Hale te ktij pederasti mbushur plot me filogrek

            Përgjigjjuni
            1. g
              gëzim

              Pas vitit 90 spitalet u shkatërruan plotësisht hyri leku dhe nuk të shikonte njeri me sy po nuk pagove.Mendonim se me që ne krye të shtetit hypi Sali Berisha nga radhët e dr.të spitalit do të rregullohej diçka por ky doli doktori pacient çdo gjë e politizoni dhe e shkatëroi.....Këto 12 vite ka pasur ndërtime të reja ne spital por korrupsioni dhe hajdutëria ka lulëzuar deri ne degradim të përgjithshëm.Paguan dhe vdes deri këtu ka ardhur puna.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Adi

                Qytetaria , socialiteti dhe njerezorja jane zhdukur ne Shqiperi . Kjo eshte vrasje dhe jo shperdorim detyre . Prandaj ikin shqiptaret e te rinjte se ketu edhe te ardhura te kesh perseri je i humbur ose i vdekur .

                Përgjigjjuni
                1. p
                  pyeteni ekspertin e shendetesise, Ilir Beqja

                  Gjithcka e prishi ajo Manastirleshja...xha Bequa e ka lene Shendetesine si kokrra molles me vetem disa qindra milion Euro mangut tek ata Koncesionet.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arjani

                    Ne kete vend,te rjepin te gjalle dhe nuk do tja dije njeri. Me keta pulitikane dhe qeveritare e deputete qe kemi ne keq e me keq po behet. Kemi ata qe meritojme. Ti popull qe per vete i zoti nuk je mbana ne kurriz se mire e ke!

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Blersi

                      Të rjepin vërtet po Jo vetëm qeveritarët. Kushdo që ka mundësi të rjep. Pêr lek kuptohet. Shoqëri e sëmurë ku leku është gjithëçka.

                      Përgjigjjuni
                    2. I
                      Ilir

                      Akuza te renda per Manastirleshen dhe mender... drejtorin, e te gjithe me radhe!! DOREHEQJEN... KUSH e dha nga keta... SHKERDHATA KRIMINELE... VRASES?

                      Përgjigjjuni
                      1. v
                        vezhguesi

                        Mik i dashur, doreheqja nuk eshte zgjidhje. Burgu po. Keta maskarenj burgun e kane pak, pasi me sakte duhet te ishin varur me koke poshte derisa ti dilte shpirti. Mjeket edhe mundet te gabojne se jane njerez dhe njerezit bejne edhe gabime, por keta maskarenj pervec te qenurit inkopetent, jane edhe dallaverezhinj dhe bejne cdo gje per para.

                        Përgjigjjuni
                      2. F
                        Fat man

                        Komentues "Lloji", bordello eshte e gjithe Shqiperia...... dhe CEO i BORDELLOS eshte Edvin Kristaq Rama.

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          sapa

                          Hajdute ,Hajdute dhe vetem Hajdute asgje me teper!

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Flutura

                            Manasterliu nuk kishte kohe, se merrej me tenderat e Petrit Vasilit. Rindertoheshin muret dhe dyshemete... Drejtoresha e QSUT, motra e ish gruas se Kryeministrit, grua besnike dha doreheqjen, kur e ndjeu rrezikun... Qeverri pa gjenerale dhe pa ushtare. Krejt e shpartalluar. Do bejme thirrje per bojkot total ne zgjedhjet e 2025.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tersi

                              Nuk e dimë nëse edi brekushja vazhdon dhe i beson akoma teorisë së tij të preferuar se është pushteti që korrupton njerëzit dhe jo e kundërta që njerëzit korruptojnë pushtetin?!. Sa për atë që ka ndodhur tek enkologjiku nuk ka asgjë skandaloze! Gjithshka normale për kohën dhe sistemin!. Mos kërkoni qiqra në hell se s'jemi në regjimin hoxhist kur kishte Ligje dhe varje për koqesh për monstra të tilla!.. Atë, diktaturën e vramë...dhe bashkë me të vramë edhe Ligjin ..e vramë për këtë ditë, për lirinë... lirinë me dy gishta...dhe mirë bëmë... tash shyqyr jemi të lirë të vrasim dhe të na vrasin..!

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Sara

                                Pas drejtesise procesi i vetingut duhet futur ne Shendetesi, arsim e cdo fushe tjeter publike!

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Profesionisti neurolog

                                  Petrela është kryekriminel vrases ! Ka vrare qindra mijra paciente dukr mos bere trombektomonë ne spitalin Universitar dhe si shef i Neuroshkencës dhe me ndikim te madh politik i nuk ka bëre asnje reforme! Ka dërguar paciente ne Spitalin Amerikan ku edhe punon sot! Ky e ka mbushur prej kohe denimin me vdekje!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. m
                                    mirel

                                    "Mafia" e bluzave te bardha e perkthyar ne vlera financiare eshte sot organizata kriminale me e fuqishme ne Shqiperi. Nese ju behet nje bilanc do dalin per secilin me dhjetra udhetime jashte shtetit brenda nje viti, femijet shkollohen jashte me pagesa te majme, disa shtepi apo apartamente ne Tirane, Durres, Vlore, Sarande, Voskopoje e kudo qe jane vende te lakmuara dhe te shtrenjta. Zgjidhja eshte SPAK ose Veting.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Ana

                                      Dhimbje për gjithe shqiptaret fatkeq qe ju ka rene rruga dhe ju bie ende ne spitalet tona. Kam qene prezent kur gruan qe ishte ne nje dhome me familjaren time e linin mjeket me kriza te padurueshme te gureve ne vesh dhe nuk e operonin sepse burrin e vete nuk e kishin paguar ende. I kam degjuar pa piken e turpit ate grua te mjere duke ju thene si kane dhene ende rrogen burrit dhe ato mjeke te pashpirte duke i thene epo kur ta marri do operohesh. Ajo qe me ben habi eshte pse opinioni habitet kaq shume kur para disa kohesh kardiologun Prifti e gjeten me 400 e ca mije euro ne zyre. Ne rregull eshte ai, shetitet rrugeve te bllokut dhe shijon milionat.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje