Shqiptarët më “dorëlëshuar”! Shumë turistë të huaj, por shpenzojnë shumë pak

27 Qershor 2024, 21:50Sociale TEMA
Shqiptarët më “dorëlëshuar”! Shumë

Ndërsa bregdeti shqiptar dhe veçanërisht ai i jugut pret një numër më të lartë turistësh të huaj krahasuar me atë të viti të kaluar, operatorët turistikë dhe njësitë e shërbimit kanë ngritur një tjerët shqetësim mbi nivelin e turistëve që vijnë në masë në vendin tonë.

Përfaqësuesi i një prej operatorëve turistikë në Vlorë që ofron disa shërbime për turistët e huaj, shprehet se sasia e turistëve, nuk reflekton rritje të parave që ato shpenzojnë në vendin tonë.

Madje ai shprehet se turistët e huaj tregohen dorështrënguar.

Në fakt këtë konstatim e konfirmojnë edhe menaxherët e resorteve dhe restoranteve përgjatë bregdetit të Vlorës, të cilët duket se sytë i kanë tek turistët vendas se sa tek ata të huaj

Edhe vetë turistët shqiptarë e pranojnë se në krahasim më të huajt, janë më dorëlëshuar në shpenzime përgjatë pushimeve.

Sipas operatorëve turistike duhet ndryshuar qasja e turistëve, pasi është më mirë të jenë më pak, por më elitarë se sa të shumtë dhe pa shpenzime.

Këtë sezon veror bregdeti i Vlorës për llogaritet të presë deri në 30 për qind më shumë turistë të huaj krahasuar me sezonin e kaluar veror.

8 Komente

  1. N
    Niku

    Ne shqiptaret jemi "amerikon"... te marum, por "amerikon":):)

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Problemi eshte tullumbacja e krijuar,behet vazhdimisht reklame ,qe ne Shqiperi,eshte si Maldive dhe ha peshk me 10 euro,dhe terheq ne mase ata lloj turistash!! Fenomen qe e kane provuar edhe te tjeret para nesh.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Ballkan

        Edhe ne Maldives apo karaibe Ushqimi Eshte kanceroz !!! Plus qe po dole nje xhiro jashte kampit turiristik, vendasit do te ta bejne gruan edhe vajzen shtatezene pa e mar vesh ti, Do ta kuptosh vetem nga ngjyra edhe nga surrati i femijes qe deshiron, Shko ne Maldives apo karrrraibe ????

        Përgjigjjuni
    2. t
      toroloco

      shqiptari shkon ne restorant per tu ngopur ,ankohen se nuk harxhojne thote hahahah Kjo sepse ju sdini si tua merrni parane turisteve or mik ,se skeni cilesi ,skeni sherbim ,skeni komunikim . Ne shqiperi kujtojne se nje backpacker ska leke ,sigurisht qe ka(kam pare backpackers te paguajne 400 euro nata ne resort zviceran malor krejt normal pa asnje luks ) por njerezit ne bote jane minimaliste se sjane as te pangrene as te papare e as te paveshur ju jeni mesuar me shqipot qe hapen bythesh dhe fryhen si derra. Problemin gjithe biznesi i jugut ta shohe tek vetja ,sjane kerrkund duan dhe kliente qe shpenzojne ......pika qe sju bie

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mirditori

        Vendet e tjera turistike protestojne qe te mos kete turizem masiv sepse shkaterron resurset. Te gjithe tani po synojne turizmin elitar. Shqiperia ben reklame ne mediat e huaja se do hani pjaten me fruta deti per 15 euro dhe dhoma hoetli per 60 euro. Ne fakt keto cmime nuk jane te verteta.

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ????

          Bravo Mirdita ❤️????????❤️????

          Përgjigjjuni
        2. V
          Vend i bukur dhe popull qe ngopet me luge te zbraz

          Me vjen keq qe po shaterrohet ai vend nga mbi turizmi. Nuk ka infrastrukture ta suportoje dhe me ate aeroport te vogel teper te mbingarkuar. Nje aeroprt i tille ne amerike suporton nje qytet me 80-100 mije banore. I pashe "turistet" qe vinin ne Shqiperi , brekegrisur dhe me buke me vete qe te kursenin ca para. Ata nuk vine ne Shqiperi per "hiret dhe bukurine" e vendit por se eshte lire, siç e komentojne dhe mediat injorante shqiptare. STOP promoting Shqiperine si vend "i mire dhe i lire".

          Përgjigjjuni
          1. T
            Turisti

            Gjate sezonit veror ka reduktime serioze te ujit dhe energjise elektrike,gjersa ju flisni per turizmin elitar?Ne anen tjeter ,çmimet me shtrenjte se ne Maldive...Ne Shqiperi shkohet(mashtrohesh) vetem nje here,dhe kurre më!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje