"Dola nga spitali me tubat që kullonin plagë", pacientja: Operacioni dhe biopsia në klinikën e doktor Mondit më kushtuan 3100 euro

28 Qershor 2024, 14:30Sociale TEMA
"Dola nga spitali me tubat që kullonin plagë", pacientja:

Një pacienteje me tumor e cila ka bërë analizat e biopsisë dhe operacionin tek Klinika “Megis’ në pronësi të mjekut onkolog Edmond Gashi i cili po hetohet në masë sigurie ‘arrest shtëpie’ pasi akuzohet për shpërdorim detyre ka folur për Report TV.


Sipas dosjes së Prokurorisë së Tiranës, doktori i cili punonte si mjek në spitalin e Onkologjikut nuk i ofronte shërbimin në shtet pacientëve por orientoheshin drejt klinikës së tij tek Astiri. 

Pacientja: “Tek klinika Megis i kam bërë të gjithë. Me biopsy e analiza të gjitha. Më tha mua ku do të operohesh. (Shënim: Pyetja që i ka bërë mjeku Gashi) I thashë ku të jetë më mirë. Kaq


Gazetarja: Sa ju shkoi fatura?


Pacientja: 600 euro më bëri biopsia, 2500 euro operimi. Unë desha vetë të operohesha atje. Se më thonin të afërmit e mi që të operoheshin tek privati. Më ndihmuan njerëzit.

Gazetarja: Sa qëndruat e shtruar pas operimit?


Pacientja: Dy ditë. Kam vajtur të enjten kam dalë të shtunën.


Gazetarja: A ndiheshit mirë që të linit ambientet e spitalit?


Pacientja: Aq e kishin dy ditë. Nuk e kisha hequr ata tubat që kullonin plagët. Erdha I hoqa në krye të 5 ditëve.


Gazetarja: I kërkuat ju të qëndronit?


Pacientja: Kaq e ka privati tha 2 – 3 ditë.

4 Komente

  1. d
    doktorr rrumplla licens krimineli

    ky doktor i thencin duket si trafikant apo hajdut pulash ,por kuuuuuuurr nji Doktore .Te mjeret qytetare se cfar Shkerdhat Shteti kan . Kanibalet e Politikes Shqiptare

    Përgjigjjuni
    1. z
      zhigolo

      Shteti është shumë i mirë,nuk është shkërdhatë si thua ti.Populli është shkërdhatë se pëlqen.Populli që nuk është shkërdhatë pa humbur kohë e denoncon në polici,ministri,shtyp etj .

      Përgjigjjuni
      1. H
        Heretiku

        Kjo qe ka ndodhur tek onkologjiku eshte shume e turpshme, skandaloze, e peshtire, antinjerezore. Eshte ne nje fare menyre pasqyre e kalbezimit, degjenerimit, amoralitetit te nje pjese te mire te shoqerise shqiptare. Ekzistojne shume profesione ne shoqerise njerezore, por jane 3 profesione qe njekohesisht jane edhe misione, eshte prifti ( religjozi ), eshte mesuesi, eshte edhe mjeku. Ai student qe mbaron per mjekesi dhe del ne jete, po nuk e ndjeu kete, eshte mire te kembeje zanat. N.q.s. vazhdon, pa e ndjere profesionin e tij edhe si mision, atehere mund te quhet pseudodoktor, eshte nje tregetar recetash.

        Përgjigjjuni
        1. s
          selua

          Pse nuk i keni denoncuar me pare? Apo teoria shteti duhet ti gjej!!!! Por kur dalin dhe sulmohen nga te gjithë bëni sikur ju kanë vjedhur, jemi ne qe i mbajmë këto korrupsione.Mos harroni korrupsioni ka 2 ane aktiv dhe pasiv.Njeri qe merr e tjetri qe jep. Dhe ne momentin qe mjeku nuk kërkon asgjë ne e ndjekim nga mbrapa qe ti japim ca leke.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje