Zjarr i madh në Lazarat, flakët rrezikojnë banesat

28 Qershor 2024, 18:07Sociale TEMA
Zjarr i madh në Lazarat, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr i madh, origjina e të cilit ende ngelet mister, po përpin lagjen Kordhoce të fshatit Lazarat në Bashkinë Gjirokastër. Flakët e zjarrit, të cilat po ndihmohen edhe nga era, po u afrohen banesave.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të shuar vatrat e zjarreve që po përhapen në pjesën kodrinore fare pranë aksit nacional Gjirokastër-Kakavijë. Situata po komplikohet nga minuta në minute pasi flakët rrezikojnë banesat.

Lini një Përgjigje