Vrasja e Hipokratit

29 Qershor 2024, 10:32Sociale TEMA
Vrasja e Hipokratit

Nga Gëzim Basha

Skandali tek Onkologjiku i Tiranës është vetëm maja e aisbergut—njëra nga arsyet që nxit largimin e shqiptarëve.

Të shkosh në një thertore të maskuar si spital eshte e rëndë, por kjo nuk është shëmti e re, as e izoluar. Kjo puna e thertores nuk është metaforë por realitet. Përgjimet e fundit reflektojnë një dekadencë të frikshme.

Vilat e para në Shqipërinë e pas 90-s nuk i ndërtuan tregëtarët, por disa mjekë. “Suksesi” i këtyre ustallarëve flet për dehumanizimin e një profesioni që s’mund të kuptohet pa cilësinë e tij humane.

Spitalet private janë zgjatim i mafies ndêrkombëtare, me emra fallco për të ndjellur pacientët.

Shkon hallexhiu tek Spitali Amerikan dhe i del përpara një mjek turk, shkon tek gjermani dhe gjen një grek apo hebre…shkon tek spitali publik dhe aty, ca heqimë modernë, e presin me hanxhar në dore, heqin e marin të bëjnë lekët për vakanca në ishujt Maldive.

Njeriu shqiptar konsiderohet si mall në tregun e gjësë së gjallë! Jo restësisht skandalet më të mëdha lidhen me biznesin e manaxhimit të jashtqitjes—inceneratorët, dhe atë të vdekjes—spitalet. Jo më kot një pjesë e madhe e rinisë shqiptare jeton me unazë në vena—një procedurë fitimprurëse.

Sistemi shëndetsor shqiptar e ka vrarë Hipokratin ashtu siç e vrau modelin Sokratik sistemi ynë arsimor—një manifakturë analfabetësh funksionalë.

Nuk jam aq nihilist sa të them se Shqipëria ka mbetur pa mjekë humanistë, heroikë në përkushtimin e tyre ndaj profesionit, vetëm kam frikë se ata po bëhen një komunitet në rrudhje.

3 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    C'pune kane mjeket muslimon brother's m'Albanistan, pasardhes te dobiceve te nizameve te sullton Muratit me Ipokratin!?

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arbëria

      Gjithmonë mjekët kanë jetuar mirë.Ndoshta jo shumë mirë,por më mirë se ne të tjerët.Përkushtimi,mirënjohja shpërblehej ngapak gjithmonë. Por,kurrë kështu si sot. Një mjek punon njëkohësisht në spitalin shtetëror,ashtu dhe në dy,apo tri klinika private. Mundësisht disa farmaci që në shumë raste shesin ilaçet e spitalit shtetëror. Pastaj nga një vilë në çdo qytet bregdetar,apo fshat turistik malor. Pak si shumë për kaq vite,apo jo?

      Përgjigjjuni
      1. E
        ENTSOE

        Shtetit te nderhyje, arsimi dhe shendetsia vetem shteterore, te jene me gishtat e dores disa shkolla dhe spitale private Ku shtetit te jete aksioner Jo me Pak SE 49%. Keshtu do te vihet rregulli dhe e drejta e kontrollit nga shtetit dhe auditi financiar.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje