Opozita ngre akuza për manipulim të dhënash të Censusit

28 Qershor 2024, 21:40Sociale TEMA
Opozita ngre akuza për manipulim të dhënash të Censusit

Opozita hodhi akuza për manipulim të të dhënave të Censusit të ri, sipas të dhënave të të cilit gati gjysmë milionë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria përgjatë dymbëdhjetë viteve të fundit që nga censusi i fundit.

Sipas Ines Nurja, drejtuese e departamentit të statistikave në Partinë Demokratike janë manipuluar të dhënat si me numrin e popullsisë ashtu dhe me atë të banesave

“Sipas INSTAT popullsia në Shqipëri është 2.4 milionë dhe për 12 vjet janë shtuar vetëm 70 mijë banesa. Ky është një mashtrim krye e këput”- tha ajo në një konferencë për shtyp.

Sipas Nurjes, janë të dhënat nga EUROSTAT që sugjerojnë se nga Shqipëria janë larguar mbi 900 mijë banorë vetëm në vendet e Bashkimit Europian, shifër që bie ndesh me shifrën popullsisë të nxjerrë nga INSTAT.

“E dyta, numri i banesave nuk mund të jetë shtuar vetëm me 70 mijë për 12 vite sepse në një llogaritje të thjeshtë vetëm në Tiranë për 3 muaj Erjon Veliaj ka dhënë 231 mijë metra katrorë për ndërtim”- tha më tej zyrtarja e PD-së.

Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave të premten, tregojnë se numëruesit e Censit të dymbëdhjetë në historinë e shtetit shqiptar, popullsia rezidente ishte 2,402,113 banorë. Dymbëdhjetyë vjet më parë, në censusin e vitit 2011, popullsia faktike ishte 2.8 milionë banorë ndërsa shtesa natyrore për periudhën 2012-2023, pra diferenca mes qytetarëve të lindur dhe atyre të vdekur, është 88 mijë vetë. Kjo do të thotë se në rast se Shqipëria nuk do të kishte emigrim, popullsia do të shtohej me 88 mijë vetë në vend që të tkurrej me 400 mijë.

“Shifra të trukuara” i cilësoi të dhënat dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Është e sigurtë që sot në Shqipëri, ka shumë herë më tepër apartamente se sa banorë, individë jo familje dhe se Shqipëria është projektuar për t'u shpopulluar…”- tha ai në një dalje për mediat.

Opozita po ashtu akuzoi qeverinë se ka shkelu çdo standard ligjor me publikimin e të dhënave me vonesë.

Qeveria, nga ana e saj, nuk kishte një reagim për të dhënat e censusit deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

Të dhënat për pakicat minoritare u kundërshtuan nga Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), e cila deklaroi të premten se nuk do të pranojë rezultatet, “pasi shifrat për minoritetin maqedonas janë të manipuluara dhe të falsifikuara”.

Të dhënat e regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë, të publikuara nga INSTAT të premten, tregojnë se popullsia rezidente në shtator 2023 ishte 2.4 milionë banorë. Në krahasim me vitin 2011, popullsia rezidente ka rënë me 400 mijë vetë ndërsa nëse marrim parasysh shtesën natyrore të këtyre viteve, rreth 490 mijë shqiptarë janë larguar përgjatë 12 viteve.

10 Komente

  1. f
    franci

    A i besohet një opozite të degjeneruar NON GRATA.

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben.

      Jo byrazarer. Ne 1 vend qe manipulohet paisja radiokative ne spital qe demtonon dhe shendetin e manipulusit, nuk manipulohen ca numra????? a)))))))))))))Sipas ministrise se arsimit numri i nxenesve ne shkolla eshte pothuakse pergjysmiar. b)))))))))))) sipas bashkimit europian numri i azilkerkuesve shqiptare eshte 900.000. Nuk e kuptoj kush genjen BE ,ministria e arsimit apo censusi. PS: ne kulmin e hashashit ne shqiperi sipas letrave te qeverise shqiptare , nuk mbillej fare hashash, pastaj perfundimin e dini saje qorri ne burg. Edhe per kete mashtimin ordiner do e haje ndonje per te miren e rilindjes.

      Përgjigjjuni
    2. v
      viktima22

      Mostra antishqipetare , PD eshte antishqipetare dhe armike e betuar e ketij vendi.......

      Përgjigjjuni
      1. k
        kiu

        Kelyshet e saliut hidhen ne sulm.Jane mesuar me rrumpallen e qelbur te saliut.

        Përgjigjjuni
        1. E
          E verteta dhemb....

          Ore sa laro/korrake me tanga(apo pa tanga) qelbin anembane gjithe vatanin....!? M'turkie kane fillu me vajtu, birazeret tourkalvanoi pasardhes te dobiceve te nizameve te sullton Muratit po shkojne per lesh..... allah uakbar!

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rhihana

            Hani mut ju bashke me Non Graten ,nje gje nuk late pa kundershtuar .

            Përgjigjjuni
            1. h
              hektori

              Eh, more nongrata. Po perse nuk thua qe ne periudhen 1991-2011 jane larguar gati 2 mln banore!!!

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shkembi

                Gjith cndodh e pse ndodh ne kete bote, e di kopani non grata, nga qenefi I katit te tete.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Hallall e ka PS nga Zoti kete opozite nongrata

                  Saliu ka per detyre te mbaje ne pushtet Ramen deri ne vitin 2030, me pas do e mbaje Argita Erjonin ne pushtet.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bumbum..bum

                    Ooo Gazekara , e degjeneruat fare shqipen ju qft kina e India rpot e m0tr@t ku ti keni. CENS-it shkruhet e shqiptohet o bajga pa form .. kush ju mer në pun juve ësht njisoj si dhe ju , i pa aft por i duhet shtetit se i jep zë.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje