Mbi 33 mijë familje më shumë në vend – Dominojnë njësitë ekonomike familjare me 4 anëtarë

28 Qershor 2024, 22:41Sociale TEMA
Mbi 33 mijë familje më shumë në vend – Dominojnë

Shqipëria e vitit 2023 numëron 755.950 njësi ekonomike familjare, ku nga viti 2011 dhe në vijim janë shtuar 33.688 familje. Madhësia mesatare e një familjeje në vendin tonë është 3.2 anëtarë.

Referuar të dhënave të Censit 2023,  pjesa më e madhe e familjeve shqiptarë janë me 4 anëtarë. Konkretisht  38.4%  e njësive ekonomike familjare kanë në përbërje 3-4 anëtarë, 28.5% kanë 2 anëtarë, 19.5% kanë 5+ anëtarë dhe 13,7% kanë vetëm 1 anëtar.

Personi i referencës, apo ai që merr vendimet, i quajtur ndryshe si kryefamiljari në 49% të familjeve shqiptare është në moshën 60 vjeç e lart në 36% është në grupmoshën 40-59 vjeç dhe në  15% është nën moshën 40 vjeç.

Personi i referencës dominohet nga burrat në 75.7% të familjeve shqiptare, ndërsa 24.3 % janë gra.

Sa i takon bërthamës familjare e cila në statistikë ka të bëjë me lidhjen e gjakut , të martesës apo të bashkëjetesës në një njësi ekonomike familjare,  rezulton se 52.2%  janë çifte të martuara ose bashkëjetues me fëmijë, 37.5% janë çifte të martuara ose bashkëjetues pa fëmijë dhe 10.3% janë prindër të vetëm me një fëmijë.

2 Komente

  1. T
    Tom

    Dmth popullsia ka rene por jane shtuar familjet....cudi

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mos u çudit hiç

      Pse habitesh? Kane qene burre, grua bashke me gjyshen dhe dy femije ne nje shtepi ne 2011. Sot ka vdekur gjyshja, nje djale rrit bar ne Angli, eshte ndare mami nga babi dhe djali tjeter ka marre shtepi ne vete se eshte çun trendi. Nga nje familje behen tre “familje” kurse njerez ka 40% me pak.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje