Pluralizmi mediatik? Të fundit në Europë. Publikohet raporti: Liria e medias në Shqipëri, në rrezik të lartë

29 Qershor 2024, 10:02Sociale TEMA
Pluralizmi mediatik? Të fundit në Europë. Publikohet raporti:

Raporti i përvitshëm mbi pluralizmin në media nga Qendra për Pluralizmin dhe Lirinë e Medias, CMPF, në Institutin Evropian Universitar në Firence për vitin 2023 e vendos Shqipërinë në listën e vendeve me një media në ‘rrezik të lartë’.

Raporti vë në dukje se në pjesën më të madhe ato mbetën të pandryshuar nga viti i kaluar, por treguesi i pluralizmit të medias u përkeqësua ndjeshëm.

Bazuar në të dhënat e bëra publike nga CMPF, Shqipëria është një nga vendet me situatën më të rënduar në rajon dhe në një pjesë të treguesve si ai i pluralizmit të hapësirës mediatike, zë vendin e fundit në Evropë me një shkallë të rrezikut prej 92 për qind. Vendi nuk rezulton mirë as sa i përket pavarësisë së medias nga politika, duke lënë pas në këtë tregues vetëm tre vende: Turqinë, Hungarinë dhe Serbinë.

Raporti vë në dukje edhe mungesën e sigurisë për gazetarët. “Siguria fizike e gazetarëve nuk është gjithmonë e garantuar, kushtet e punës mbeten të këqija ndërsa autoriteti i medias nuk është i pavarur nga ndikimi politik”, thuhet në raport.

Raportuesit kanë renditur një listë të gjatë rekomandimesh për Shqipërinë ku kërkohen ndryshime që do të ndikonin në përmirësimin e situatës. Rekomandimet përfshijnë kërkesa për një barazim më të madhe gjinore në menaxhimin e medias, më shumë hapësirë për pakicat dhe ngritjen e mekanizmave vetërregullues për të “luftuar gjuhën e urrejtjes me bazë gjinore”.

Raporti rekomandon ndalimin e përdorimit të materialeve të prodhuara nga partitë politike apo autoritetet shtetërore në lajme dhe në programet informative si dhe masa më të forta rregullatore, “për ta bërë mbajtjen e posteve qeveritare të papajtueshme me pronësinë e medias”.

Raportuesit po ashtu rekomandojnë një sërë masash mbi transparencën e pronësisë së mediave dhe masa për mbrojtjen e gazetarëve apo redaktorëve nga shkarkimet e padrejta dhe një ndarje të qartë mes rolit të tyre me atë të reklamuesit.

Raporti në fjalë është përpiluar për 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe 5 vendet kandidate, përfshi Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Turqinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai është një raport i përvitshëm i financuar nga Bashkimi Evropian dhe është në vitin e 10 të publikimit.

BIRN

5 Komente

  1. S
    Shikoni Temen ky pllohen Pederstet baze- grqiret

    Mediet ne Sjhqiperi jne Pron e Politikes dhe fshtreve -ktunreve mlokeve qee jn njerez qe sdijn l te hecin Qytetit .O Skandal Kombeetare .Keshtu eshte kur ke Politikane si Shpellri salih ee fshatare si metaj me kompani. I Gjati ne Pushtet po as qe i rruhet fare per kte vend e shoqeri , shiko qejfin e tij ,pamcaresishte se ka Fake Institucione qe duhet te jen Rregullatori i Medies si AMA Putana , dhe vet knoq Trapin e tij brenda shallvarevee mbush ne Pordh te Podcastit .O i Marri ne Pushtet qe lun 34 -vzhet me malokun e fshatrin e cepanit Ping -Pong Politike

    Përgjigjjuni
    1. k
      km

      Mendoj se Konkluzioni eshte i gabuar.Liria e shtypit ne shqiperi i Ka bere mediat "gojen te shqyera",saqe gezojme imunitet me shume se nje deputet.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tetovari2

        Përsërite dhe njëherë komentin kur të të dalë rakia!Nuk kuptova gjë.

        Përgjigjjuni
        1. Doktorr

          Raport i saktë. Shumica e mediave kontrollohen nga PD.

          Përgjigjjuni
          1. R
            RTSh eshte nje turp i Qeverise Rames dhe PS

            E kundertabeshte e vertete. Liria e mediave eshte anarki ne Shqiperi. Mediat jane me te felliqurat ne Evrope. Ato financohen me para te pista, shumica e tyre. Faji i madh i Rames eshte qe nuk financon sa duhet RTSh-ne dhe ta pastroje nga plehrat e paafta dhe hajdutet. Rama te beje pagat konkuruese te nje stafi profesionist, keshtu terheq gazetare dhe analiste te afte. Te forcoje kontrollin kunder fake news dhe keshtu shumica e shqiptareve te mund te ndjekin me deshire RTSh. Do duket pastaj qarte si si ata qe paguhen nga parate e pista do dallohen edhe me mire. RTSh duhet te drejtohet nga profesioniste dhe jo nga nje tufe pa identitet dhe te padeshiruar. Dy milione shqiptareve ne emigracion duhet tu mundesohet te ndjekin RTSh kudo qe jetojne. Gazetare si vete KM Rama, dhe Balla, Baze, Cupi, Leka, Lesi etj mund te angazhohen per rithemelimin programor te RTSh-se.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje