Reagon Edmond Gashi: S'e kuptoj këtë mllef të pakuptimë ndaj një mjeku, prindi dhe familjari, qindra pacientë më kanë shkruajtur dhe falenderuar këto ditë

29 Qershor 2024, 09:19Sociale TEMA
Reagon Edmond Gashi: S'e kuptoj këtë mllef të pakuptimë

Mjeku i Spitalit Onkologjik, Edmond Gashi ka reaguar për herë të parë për Operacionin e Prokurorisë së Tiranës, për atë që tashmë cilësohet si pazari me pacientët me kancer në spitalin publik, si dhe për reagimet e shumta ndaj tij.

Përmes një shënimi në llogarinë e tij në Facebook, mjeku thotë se lajmet janë të pavërteta dhe janë nxitur nga portale e media dashakeqe.

"Si mjek kirurg kam përballuar numrin më të madh të ndërhyrjeve kirurgjikale në spitalin publik dhe 90% e tyre janë operacione të suksesshme. I ka të dhënat Onkologjiku dhe QSUT-ja, verifikojini dhe binduni për çdo dyshim", shkruan Edmond Gashi.

Ai kërkon që institucionet e drejtësisë të zbardhin të vërtetën, sepse emri i tij po keqpërdoret për interesa të caktuara dhe mllefi e balta ndaj një mjeku dhe një prindi janë të pakuptimta.

"Po tentohet te denigrojn figuren e një mjeku, një profesionisti të shëndetësisë që ka qenë derë e hapur për qindra pacientë dhe që ka vuajtur njësoj me dhimbjet e pacientit. Trajtimi shëndetësor i një pacienti në klinikë private është zgjedhje dhe e drejtë e tij", vijon reagimi i tij.

Lexoni shënimin e plotë të mjekut Edmond Gashi:

Ndjej detyrimin dhe përgjegjësinë morale para familjes time, pacientëve, kolegëve dhe stafit mjekësor të Onkologjikut, qytetarëve të vendit tim, të sqaroj disa të pavërteta të nxitura nga portale anonime dhe gazetarë keqdashës në adresë të personit tim.

E kam thënë që në krye të herës dhe e përsëris, si mjek udhëhiqem në punën time nga ai betim që më shoqëron prej ditës së parë që kam hedhur mantelin e bardhë mbi supe. Mjeku bën detyrën e tij që është trajtimi dhe referimi i pacientit për çdo rast që paraqitet për një problematikë shëndetësore.

Mjeku nuk di ta mbyllë telefonin apo derën e dhomës së vizitave e konsultave. Mjeku nuk ka orar pune, por përgjigjet atëherë kur pacienti e kërkon që të luftojnë të dy së bashku sëmundjen. Si mjek kirurg kam përballuar numrin më të madh të ndërhyrjeve kirurgjikale në spitalin publik dhe 90% e tyre janë operacione të suksesshme. I ka të dhënat Onkologjiku dhe QSUT-ja, verifikojini dhe binduni për çdo dyshim.

Distancohem ndaj çdo tendence keqpërdorimi të emrit tim nga interesa të mirëfillta okulte.

Le t’ia lëmë hetimit të zbardhë të vërtetën, besimi im ndaj institucioneve ka qenë dhe mbetet primar. Jo pa qëllim ditën e djeshme unë kam mbërritur para ambienteve të Gjykatës në orarin e përcaktuar nga kjo Gjykatë, duke iu përgjigjur hetimit dhe institucioneve. Sërish u sulmova dhe atakova padrejtësisht pse me mua nuk ishte edhe Policia(?) Kësaj nuk di t’i jap shpjegim. Unë respektova orarin dhe u gjenda aty në përgjigje të institucionit.

Në përfundim të seancës, po njësoj jam larguar nga ambientet e Gjykatës dhe dikujt mund të mos i ketë pëlqyer pse zgjodha derën tjetër. Gjykova se është më e drejtë të shmang të gjitha ato “topa balte” të pamerituara që janë lëshuar e lëshohen drejt meje. Kam respektuar masen e caktuar nga Gjykata. Oficeri i Policisë ka trokitur në derën time dhe unë kam qenë në banesë, është lehtësisht e verifikueshme. Por siç duket mediave që shpifin dhe përbaltin, faktet nuk i interesojnë.

Kam pritur të ndalet mllefi i pakuptimë ndaj një mjeku, prindi dhe familjari, por jo. E jam i bindur se as nuk do të ndalet edhe pas këtij momenti që po bëj reagimin e parë publik.

Portale, media apo gazetarë me qëllime dhe mision të mirëfilltë dashakeqës po tentojnë të shantazhojnë drejtësinë dhe ta kthejnë atë në “mashë” në duart e veta, për realizimin e asaj që është lehtësisht e kuptueshme pse po e bëjnë. Po tentohet te denigrojn figuren e një mjeku, një profesionisti të shëndetësisë që ka qenë derë e hapur për qindra pacientë dhe që ka vuajtur njësoj me dhimbjet e pacientit. Trajtimi shëndetësor i një pacienti në klinikë private është zgjedhje dhe e drejtë e tij. Mjeku ka për detyrë t’i përgjigjet njësoj, me të njëjtin përkushtim si në shtet ashtu edhe në privat. Ligji dhe statusi i mjekut nuk e ndalon një mjek të punojë në shtet dhe në privat. Ndjej keqardhje për këtë keqkuptim të krijuar dhe përhapur qëllimisht për interesa të kush e di se kujt.

Nuk synoj që, nga këto radhë shkrimi sqarues, t’iu mbyllet goja pasionantëve të sharjeve në rrjet. Sharësit do vijojnë të shohin të bardhën të zezë, të mbjellin mjegull, të shtrembërojnë të vërtetën. Intensiteti i sharjeve edhe mund të rritet nga mendjet e ngrysura dhe të errësuara nga urrejtja patologjike që po na avitet si shpagim për “mëkatet” dhe “krimet” e pakryera. Si qenie njerëzore edhe mjeku është i gabueshëm. Të luftosh me sëmundjen e dukshme dhe të padukshme, me plagët e vuajtjes çdo ditë, me qindra pacientë, të cilët shpresën e vetme e shohin te mjeku, nuk është aspak e lehtë.

Ma besoni! Po të trajtohet drejt dhe të ketë vullnet për të çuar në dritën e transparencës çfarë nuk funksionon te Onkologjiku, le të bëhet hetim i gjithanshëm dhe i plotë. Nuk jam në pozicionin e akuzuesit e as të denoncuesit, i takon drejtësisë të zbardhë të vërtetën dhe në fund të bëjë atë që i takon: Drejtësi!

Gjej rastin të falenderoj nga zemra qindra pacient që më shkruajn çdo ditë në emër të punës dhe përkushtimit tim si mjek.

37 Komente

  1. W
    Whitesnake

    Nga shtepua apo nga Maldivet e ke shkruar kete; apo ta kane shkruar kete?

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mendim im

      Unë mendojë se ne, duhët të hapim një numer llogarije. Dhe kushë të ket munsie të kontribonë me lek, a po evro dhe kët Doktorrin, bashkë me Ramën, Saliun dhe Metën, ti dergomë me pushimë në Thailand, se pse i kemi stresu kotë dhe ju kemi hyë në hak. Mendim im.

      Përgjigjjuni
    2. b
      bathoristi

      o hipopotam,ata qe te shkruajne jane kuksianet dhe trapajanet e saliut qe nuk dine ku bije Tirana

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Nuk e kupton??? Atehere,zotrote mund te dish shume te besh ate zanat,por kur e di qe do te vdesi pacienti po nuk ja dhe kurimin e duhur,kur pacienti te vuan dhe pergjigjia eshte "vari leshte",kur pacienti nuk ka asnje shprese por zotrote e genjen sepse shef ne te qefin ne Maldive,atehere ti nuk je mjek,je kriminel, dhe mllefi qe ndien mbi veten,eshte pjesa minimale nga ajo qe deshirojne shqiptaret per kriminele si ju!!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Spuk duhet te Mbroje te Drejtat e Krimineleve

          Vetem ne Shqiperi , ndodh qe Kriminelet , Trdhetret e Kombit ,Shkerdhatat me te Medha te Shoqerise Njerezore , kto Jashteshqitje Njerezore te te gjith Njerezimit __________ kan guximin te kerkojne Te Drejteen e tyre per te Ushtruar Aktivitet C'njeerezore e Kriminal kunder Njerezimit ! Ky eshte Morali i Kryeshkerdhates se Kombit Kafshesh Primitve i cili gjen mbeshtetje ke Drejtesia Shqiptare ,nderohe qe te gjithe bejne Sehir dhe Qeverria e Pederateve Snob

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arbëria

            Të besoj se ke marrë qindra mesazhe falenderimi. Janë ato pacientë të klinikës private që blenë pa rradhë ilaçet e destinuara për pacientët e spitalit shtetëror për të cilët ilaçi mungonte. Kuptohet,ato të spitalit shtetëror nuk patën kohë për falenderime. Ato po të mallkojnë nga bota tjetër ku i dërgove ti me shokët e tu që u vidhnit ilaçet.

            Përgjigjjuni
            1. t
              tuttifrutti

              problemi eshte se ju luani me mendjet e nje njeriu ne hall madhor ,njerezit kur kane ate lloj halli jane shune te brishte menderisht .Ne ato momente mendja e hallexhiut punon vetem si te zgjidhet sa me mire dhe kur ju filloni me "sugjerimet" tuaja aty nuk flitet me per zgjedhje te pacientit o zoteri ....

              Përgjigjjuni
              1. T
                Treni

                Bingo!

                Përgjigjjuni
              2. H
                Haku

                Se kuptoj dot justifikimin e ketij palo mjeku...ky me pazare te pista ka perballuar me te shumten e operacioneve.!!!!! po ke shku pas lekut pra, normal qe i ke ber te gjitha operacionet gati ti, si i pangopur qe mund te jesh. Vetem po te shohesh si kallep, cfar mjeku mund te jedh ti me kete obezitet, Çuditem.!!!! Vetem ne Shqiperi ke mumdesi te gjesh mjeke obeze. Jeni hajdute e vrases. Mos na trego sa operaciome ke ber (normal duke zhvatur leke), na thuaj sa jete ke shpetuar.. vk

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Andrea

                  E meriton te kalbesh ne burg, ndyrësirë!

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kico shofiti

                    TI MORE ZOTNI KE SHKELUR MBI KUFOMA ,SA HERE KE SHKUAR NE DUBAI ,APO MALVIDE,KE VRARE NJEREZ QE TE KANE PAGUAR ,NE NJE SHTET TE DREJTE TI DUHET TE EKZEKUTOHESH NE TE NJEJTEN MENYRE QE VRAVE VIKTIMAT E TUA ,KRIMINEL!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. g
                      gjergji

                      Nga operacionet kaq te sukseseshme(90%) te tuaja o doktor tropojan,ka shpetuar njeri?.Ne se po:ndihmoje boten e trego sekretin tend te trajtimit te operacioneve kaq TE SUKSESESHME(qellimi i se ciles eshte te shpetosh sado pak njerez nga semundja e frikeshme) Zakonisht e po thuaj gjithemon suksesi i juaj eshte "mbushja" e xhepit me lek,dollar apo euro.Turp per ty e banden tende qe sherbejne ne Onkologjik.Faqezez e kriminel,mashtruesa apo manipulator.

                      Përgjigjjuni
                      1. e
                        erjola hoxha e bija e flamurit dhe teutes dashnorj

                        elman abule ka foto me lali erin ne 2019en ne aeroport duke ikur me pushime

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Alban

                          Priti sa te qetesohet pak populli budall shqiptar dhe te reagoje. A ka ky fytyre te reagoje? Ky eshte per burg, por pupulli budall shqiptar vazhdon te fleje gjume.

                          Përgjigjjuni
                          1. e
                            e verteta

                            me siguri ,90% e operacioneve qe ke kryer kane qene te panevojshme,thjesht per te te paguar ty pushimet luksoze.

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Vlonjati

                              Vetëm human nuk je. Ti ke blerë vdekjet me euro. Gjithë gjullerditë në spiral i krijoje vetë ti për të marrë pacient tek klinika jote o ru shoftë fara fare. Ke lozur me vdekjet e pacientëve. Ti jeto vetëm për mungesë varri o vulëhumburi edmond. Tpu rracë e qelbur. Pse punoje tek spitali shtetëror kur kishe klinikën tënde private të suksesshme. Leku është i ëmbël, por vdekjet janë të hidhura.

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Sali

                                Keta duhen denuar per vrasje me dashje te shume te semureve.jo per shperdorim detyre

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Enea

                                  Kam pershtypjen se eshte nje histori me e thelle se kaq. Nese ka dicka tjeter, mjeket qe jane nen hetim t'i nxjerrin emrat. Dyshoj se eshte loje e spitaleve private

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Andrea

                                    Varri leshet,kesaj authorities qe mundohesh te beshe.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Piktori

                                      Nje trup gerdalle mbushur me mut

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Z
                                        Zaza

                                        Ik ore legen mjere pacienti qe vjen te ky idiot nga fshati mul nokes. Rraseni ne burg kete mullar muti

                                        Përgjigjjuni
                                        1. r
                                          rezari

                                          Qe nga pamja e jashteme si derr kuptohet cfare qelbesire eshte.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. H
                                            Hipopotami

                                            O plere se ti vetem njeri nuk je Si je fytyr e del akoma dhe flet Shko ore futja nji plumb vevtes Se ke vdekur njerez i ke mar dhe leket Hipopotam Ishalla ti mer zoti haqet se atij si shpetoni dot Plere plere plere ti bashke me ato te tjeret

                                            Përgjigjjuni
                                            1. t
                                              tani

                                              moss. vetem ne shqiperi ndodh kjo.. Nje i paturpt, i korruptuar, pa ndjenje, antisocrat, te dale dhe re shkruaje qe po fjykohet padrejtesisht, ne menyrw c,njerezore etjra e trjera.. Ky palo mjek qe ka marre leie njerezve ne frymen e fundit del e na flet per sukseset e operacioneve te tij.. Turp. Ky duhet te pwrfundonte ne qeli. Dhe ne nuk jemi gazetare, jemi popull qe po shkruajme. Maskara njeri.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                Tirona

                                                Nuk huma koha të lexoj fjalët e 1 vrasësi me paramendim.Nëse deri më sot ka pas grupe të strukturuara kriminale ato janë:1-Qeveritë 2-Gjykatat.3-Spitalet-4Hipotekat. Tani kur kto grupe kriminale bashkpunojn ngushtë me njoni-tjetrin ësht e pamundur të dënohen.Prokuror i çështjes ësht burri Ermonela Felajt një ordiner që nga polic u bë opgj e më pas prokuror. Zoti martë hakun e të gjithve e ktyre ja kthefte në familhe vuajtjet që kan heq njerzit.Doktorrëve ,Gjyghtarve dhe prokurorve

                                                Përgjigjjuni
                                                1. I
                                                  I vuajturi nga sherbimet e stafit te onkologjikut

                                                  Po mjafte o ndyresire ! O rrace e degjeneruar! Po mjafte dhe ti o baxhella Megi! Uleni koken dhe mbajeni turpin qe iu ka mbuluar! A thua se nuk e dijne shqipetaret se kush jeni ju dhe sera juaj ne mjekesi, drejtesi, ne te gjitha institucionet publike?! Ju jeni shnderruar ne shushunja! Ju jeni hienat qe ushqeheni edhe me kermat!Mjere ne o popull ne dore te kujt kemi rene! Dhe mendoj qe gjithçka qe vuajme eshte pasoje! Edhe Rama edhe qeveria e pushteti i tij jane pasoje!( Kurre nuk shfajesoje maskaralliqet dhe pislliqet e kesaj qeverie dhe te Edi Rames!)Por shkaku eshte NJE dhe vetem NJE! SALI BERISHA!Diten qe ky horr u shfaq ne skenen politike mendoj se Shqiperia duhet ta njohe si diten me te ERRET te gjithe historise se saj!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. b
                                                    bashkimi per drejtesi

                                                    Këto komente qesin në shesh moralin e ultë shumë ultë ZERO njerëzor e profesional. Këta MJEK MORTJA si kanë fytyrë që të lehin si zagar. SPAK nuk po u jep drejtësi viktimave sepse me masat e shqiptuara nuk janë as të përafërta me veprat e tyre kriminalë dhe meritojnë dënim të rëndë. E dini sa jetë njerëzish kanë marr e sakatuar e pllakos që i besuan atyre mjekëve shërbyeseve tjerë. Ata vranë i plaçkiten vetëm pse ua besuan jetën mjekëve mostra të cilët tash pa pikë fytyre bëjnë deklarata satirike me jetën e tyre. Duhet treguar vendin që meritojnë dhe ti hiqet përjetë licenca e mjekut sepse janë të betuar për mjekësi e ndershmëri e jo për krim vrasje e plaçkë.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. z
                                                      zani

                                                      c eshte ky thes me mut... ore

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. T
                                                        Tironc

                                                        kriminel tropojan si Salih Berisha

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. m
                                                          mirel

                                                          Trego cfare pasurie ke dhe ku jane burimet financiare te kesaj pasurie shume i panderuar Z. Doktor. Te tjerat jane justifikime te nje personi nen akuze.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. T
                                                            Tani

                                                            Or mut, ty të duhet ta bëjnë atl barkun si kullesë makaronash, o plerë. Ske faj se qeveria do inagurojë tunelet që të çojnë pertej lluksit, por jo për shqiptarët.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. B
                                                              Bumbum..bum

                                                              Avokatët dhe doktorët pazare me Hallett e njerzve. Ministrja akoma vazhdon pun sikur ska ndodh gjë.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. N
                                                                Nik

                                                                Shteti Shqiptar me rregullimet ligjore siç do vend perndimor duhet t'i japë fund konfliktit te interesit ne te gjitha aspektet e veprimtarise se shërbimeve dhe jo vetëm atyre! Askush nga deputetet apo gazetaret etj nuk flasin per kete. Ky mjek si dhe te tjere, punon edhe ne spitalin publik por ka dhe klinike private! Ketu fillon korrupsioni.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. B
                                                                  Ben

                                                                  Harrove te thuash qe je edhe krimenel! Te gjithe krimenelat jane baballare dhe kane nje profesion. Perse te qenit mjek duhet te jete ndryshe?

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. F
                                                                    Flamuri

                                                                    Ti me gjith doktoret e tjere duhet te denoheni per grup te strukturual kriminal dhe vrasje me paremendim.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. X
                                                                      XXXL

                                                                      Po hic ore kot fare e kane thirrur dhe i kane dhene masen e sigurise ne gjykaten e Tiranes Cufos, ose me mire me thene qe derrkuci para tij do te dukej elegant.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. A
                                                                        Aron

                                                                        Ketij i duhet nje doktor per vete. Nje doktor qe e le veten te katandiset ne kete menyre, vetem kur e shikon keshtu nuk duhet te shkosh tek ky per tu sheruar.

                                                                        Përgjigjjuni

                                                                        Lini një Përgjigje