Spahiu: Pse qeveria Rama heshti kur KLSH denoncoi korrupsionin në spitale?

29 Qershor 2024, 13:23Sociale TEMA

Spahiu: Pse qeveria Rama heshti kur KLSH denoncoi korrupsionin në spitale?

Juristi Kreshnik Spahiu, ka folur për skandalin tek Spitali Onkologjik.

Në emisionin 'Sot Live' me gazetarin Nertil Agalliu, ai u shpreh se qeveria heshti kur KLSH denoncojë korrupsionin në spitale.  

Sipas tij, nëse ka subjekte që janë objekt i veprimtarisë së SPAK, atëherë SPAK duhet ta marr këtë çështje në hetim.

“Pse qeveria hesht kur KLSH denoncoi korrupsionin në spitalin Onkologjik. Populli duhet të dijë pse Rama nuk mbledh partinë dhe të merret me këtë çështje, pse nuk merret me problemet kryesore që shqetësojnë popullin. Pse qeveria nuk e kanë prioritet shëndetësisë edhe pse premtoi shëndetësi falas, kur sot është me e paguara në vend. SPAK duhet ta marr këtë çështje si hetim nëse ka subjekte që janë hetim, ose objekt i veprimtarisë së SPAK. Ministria Shëndetësisë ka pasur dijeni dhe me moskryerjen e detyrës të këtij dikasteri ka lënë që situata të rrëshqas deri këtu. Në spitalet spitale më mirë mos të shkosh sepse ta përshpejtojnë, situata po agrvaon shumë keq”, tha ai.

2 Komente

  1. T
    Tom

    Gjithollogu.

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xhina

      I nderuar Kreshnik, akoma nuk e ke kuptuar, se ne kemi nje Kryeminister, i cili nuk e do popullin e tij?????

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje