Lirimi i hapësirave publike në plazhe, hiqen 120 çadra dhe shezlonge pa leje, procedohet administratori

30 Qershor 2024, 09:30Sociale TEMA
Lirimi i hapësirave publike në plazhe, hiqen 120 çadra dhe

Një administrator është ndjekur penalisht në Vlorë, pasi kishte zaptuar hapësirën publike në zonën e Lungomares.


I.B., 55 vjeç, banues në Vlorë, ishte administratori i subjektit të paregjistruar në organet tatimore, i cili zuri hapësirën publike në plazh, duke vendosur pa lejen përkatëse, çadra dhe shezlogë.

Policia thotë se është liruar hapësira publike, duke hequr 120 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa leje në vendin e quajtur “Lungomare”.

Materialet u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme.

1 Komente

  1. A
    Ali Baba me 40 Hajdutë!

    Po pse 120 çadra qenka subject lajmi. Ndërkohë që çdo cep është i mbushur me çadra e shezlong. Ku kanë zaptuar çdo hapësirë deri në vijën e ujit. Fare e thjeshtë! Doni turizmin afatgjatë !? Hiqni fare shezlonët dhe çadrat. Menaxhoni më mirë hapësirat publike dhe bëjini ato të aksesueshme lehtë për të gjithë dhe publikun... dhe mundësisht falas. Ndryshe harrojeni se do ti plasi trapi njeriu për AL pas nja 3-5 vjetësh.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje