Kryeministri Edi Rama publikoi këtë mëngjes një video nga parada e makinave retro në aksin Thumanë – Kashar, që u inaugurua një ditë më parë.
“Mirëmëngjes dhe rrugë të mbarë për të gjithë ju që sot do të kaloni nga autostrada e re Thumanë – Kashar, kartvizita europiane e KORRIDORIT BLU të Shqipërisë 2030”, shkruan kryeministri.
Qarkullimi i mjeteve në aksin rrugor Thumanë-Kashar, autostradë e Kategorisë A të Bashkimit Europian, segmenti i parë i Korridorit Blu, u hap të dielën. Ky aks i paraprin tre kantiereve të reja Thumanë – Milot, Kashar – Lekaj dhe Lekaj – Fier, të cilat nisin nga puna për disa javë, ndërkohë që brenda pak javëve rihapet gara për segmentin Milot – Balldren.
Foto apo vidio sa 1 mije fjale: E mirekutojme Edin per veturat (dy) cop Cadillac qe kane qene ne mode dhe me "shumice" ne Tirane ne Plug te Lushnjes etj ne vitet '50-'60 te shekullit te kaluar, po ato dy cope kamione Saurel (Skoda) ku i ka gjetur se ne Shqiperi kjo marke nuk njihet dhe as ka qene kurre prezent.
Shoku Edi po makinat e varrimit me kufomat e Spitalit Onkologjik perse i ke ndaluar te parakalojne edhe ato kartvizite per ne BE jane.....