Kishte ardhur për pushime, turistja italiane operohet me urgjencë në Gjirokastër

30 Qershor 2024, 22:42Sociale TEMA

Kishte ardhur për pushime, turistja italiane operohet me urgjencë

Një turiste nga Italia e cila pushonte në qytetin bregdetar të Sarandës ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është dërguar me urgjencë në spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër për ndërhyrje kirurgjikale.

Vajza 26-vjeçare nga Napoli prej disa ditësh po pushonte në Sarandë ndërsa befas ka shfaqur dhimbje të forta në pjesën e barkut. Fillimisht është transportuar në spitalin e Sarandës ku u diagnostikua me hemoragji të brendshme. Bluzat e bardha vendosën për një ndërhyrje të specializuar në spitalet në Tiranë apo Fier.

Duke parë se gjendja e saj po rëndohej dhe për të fituar kohë është dërguar me urgjencë për ndërhyrje kirurgjikale në spitalin rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.

Stafi i mjekëve dhe infermjerëve të këtij spitali ka mundësur ndërhyrjen kirurgjikale,operacionin, me sukses ndërsa tashmë gjendja shëndetsore e turistes italiane është e stabilizuar dhe drejt përmirësimit të plotë.

7 Komente

  1. L
    Lani

    Vampirat sa lek kerkuan rryshfet palacet e shqiperise

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nga. Llarg

      Kjo ngjarje nuk eshte sukses, eshte njolle turpi per sistemin shendetesor. Nje qytet qe reklamohet si parajse turistike eshte turp mos kete nje spital qe te kuroje te semure te cdo niveli. Rrime me frike ne zemer Po si mund ta kete? Une sot ika nga Saranda, hotelet i bejne llogarite ne letra bakalli, kerkojne kesh, shoferet e taksive kane tarifa personale dhe nuk e ndezin taximetrin, shumica e dyqaneve njesoj.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shabani

        Gëzohem të ketë gjetur një ndërhyrje që i jep shërim të shpejtë, nderon stafin e fotos dhe vyrtytin shqiptarë. Më emocionoi rasti.

        Përgjigjjuni
        1. x
          xhoxhi

          Nuk duhet të bëjmë kritika për çdo gjë.Bravo mjekëve që shpëtuan njeriun.Këtu në Greqi në shumë ishuj turistikë nuk ka spitale për çdo gjë por çohen në Athinë.Pra kudo ka mungesa.Mirë ishte të ketë por ja që mungonte spitali modern.

          Përgjigjjuni
          1. $
            $antiago-@-Chil€

            Tingëllon si historia e filmit me Dedën..

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqipëri etnike

              Mjekët kanë ndërhy dhe ka dal me sukses . Ajo është mirë e jashtë rrezikut sipas lajmit këtu. Atëherë çfare ke i o llapaqena inferior le që vetëm qurraviteni e qani ... Në këtë rast është momenti për t'i lëvduar o Palaço

              Përgjigjjuni
              1. M
                Marga

                Bravo, por une nuk e ndryshoje mendimin tim qe ne shqiptaret jemi snobist.Per tu dukur dhe propaganden jemi te paret. Kam nje pyetje: Nese do ishte nje e varfer shqiptare do te kishte kujdesin e duhur? Nuk e besoj. Nje qind vonime deri sa ti mernin parate. Me falni per skepticizmin tim por realiteti shqiptare, na ka detyruar te jemi mos besues.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje