Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo foli lidhur me dëmet e shkaktuara nga çarja e ujëmbledhësit të HEC-it në Bunec, më 16 janar, e cila shkaktoi përmbytjet në fshatrat Lukovë, Bunec dhe duke dëmtuar 12 biznese dhe dy familje.
Tavo thekson në ‘Sot Live në Shqipëri’ se në rivlerësimin e dëmeve, infrastruktura vjen e para. Tavo nënvizon se ajo që ndodhi ishte një aksident prej mbingarkesës së ujit në HEC.
''Infrastruktura në radhë të parë. Lokale apo shtëpitë. Bashkia Himarë ka ngritur një strukturë për evidentimin e dëmeve.
Ka përfunduar dje evidentim i të gjithë dëmeve në të gjithë strukturuar e dëmtuar, bare, lokalet, restorante apo shtëpi banimi. Janë 12 subjekte që janë dëmtuar. Ka përfunduar evidentimi. Sot po punohet për vlerësimin e dëmeve. Për të vazhduar me procedimin.
Ka qenë aksident si rezultat i mbingarkesës së digës së liqenit që është në funksion të HEC. Në pronësi të një privati. Pas evidentimi, është konstatuar se ky aksident ndodhi prej mbingarkesës së ujit të HEC.
Nuk ka qenë për disa kohë në punë dhe ka ndodhur çarja e digës. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me subjektin privat që menaxhon HEC. Presin dhe ata nga strukturat e bashkisë nxjerrjen e vlerës së dëmit për të folur për dëmshpërblim'', tha Tavo në Report Tv.
Më tej, kryebashkiaku i Himarës, foli edhe për titujt e pronësisë, proces i cili ka përfunduar për shtëpitë e para viteve 1990.
'‘U përmbyll faza e dhënies së titujve të pronësisë për shtëpitë e para 90. Vazhdojmë me legalizimin e shtëpive të ndërtuara pas 90. Ka filluar procesi i aplikimit dhe dhënies së certifikatave të tokave bujqësore të 7501.
Qytetarët janë të lutur të aplikojnë për certifikimin e AMTP të tyre. Proces që ka kohën e vet. Po vazhdon normalisht. Po, procesi i certifikimit të banesave para 90, duke mos përjashtuar dhe disa raste. Ka një sërë AMTP që kanë mbivendosje me njëri tjetrin. Një histori disa vjeçare që ka ndodhur jo vetëm në bashkinë e Himarës. Gabime njerëzore të paqëllimshme por edhe të qëllimshme", shtoi Tavo.
Hahaha ky eshte edhe Kryetare Bashkie dhe leshon tollumbace ne ajer ! Po perse more zoteri, kush e Projektoj ate Hec , bariu i Fshatit me qerpice ?! Mir qe nuk ja keni iden se si funksionon Bota ,por dhe mbroni gabime qe kan te bejne me Sigurine e vet Hec-it ,por qe rrezikojne edhe ambjentin,jashte tij,shtepite ,njeriut ,bageti. Ne vend te jepni Alarmin qe ne te ardhmen te ndertohet brenda Standarteve EU. Nga qe Politikanet Shqiptare s'ja kan iiden Ndertimeve te X Standarti, nuk njohin Sigurine Teknike ,si pasoje rreshkasin ne Papergjegjesi. Kur nji Projektues ,Ing. Ndertimi nderton nji Veper te tille Forca e X- Murit e pjeses qe do perballoj ngarkesen e Ujit etj X- faktor te jashtem / Natyres- llogaritet t'i qendroje nji ngarkese 3 fish-5 fish ngarkeses normale . Pra kjo qe ndodhi eshte nji pune Angari jo e Kohes ,prandaj duhet te penalizohe pergjegjesit. Ndryshe do perseritet
o sa kom qesh
Uji i "Rilindasve" dhe "Dhimokrateve" ka tjeter peshe specifike (ka dore te rende). Tallin carin se e dine qe nuk ndodh gje. Meqe ra fjala, andej nga prokuroria u zgjua njeri per te gjetur pergjegjesit?
Korupsion i frikshem. Vleresojeni vete, ne qoftese hidrocentralet ne kohen e xhaxhit do ishin ndertuar nga keto maskarenje . Eshte aksident thote ky drejtues i koruptuar i kalitur ne zyrat e LSI-se
Ore krietar, cthua keshtu, apo ska gje se demet i paguajme ne, ata qe shkaktuan demin duhet vetem te mbushin thaset me para!!!
duhen zhdukur te gjithe Tavot greke nga cdo lloj funksioni qeveritar apo drejtues ne Shqiperi. ! Jane vetem ne sherbim te grekur, Kamikaze orthodhokse ! Edhe ne Shqiperi duhet te vij nje “Trump” ne pushtet qe ta pastroje vendin nga fara e keqe e tradhetareve e antishqiptareve !
Dolen ca nga breket e salehut dhe I vune kapakun kesaje pune