Jo më biletë fizike, por gjithçka në mënyrë elektronike, kjo është një ndër arritjet që qeveria synon të realizojë në mandatin e 4-vjeçar.
Sektori i transportit do të zër një peshë të rëndësishme në realizimin e premtimeve që qeveria synon t’i bëj konkrete gjatë 4 viteve të ardhshme.
Transporti publik një nënkategori që kërkon vëmendjen do të elektrifikohet ndërsa do të përfshijë edhe sisteme digjitale.
“Implementojmë sistemet elektronike të biletave dhe GPS/AVL, duke garantuar menaxhim transparent, monitorim në kohë reale dhe shërbim të besueshëm për qytetarët”.
Në funksion të qytetarëve por edhe qyteteve të pastra e të gjelbra do të shtohet dhe flota elektrike me 100 autobusë të tillë me standarde të reja sigurie, efikasiteti dhe respekti për mjedisin. Për monitorimin e të gjithë transportit publik, qeveria do të krijojë një kompani shtetërore.
“Ngremë shoqërinë shtetërore si Agjenci Kombëtare për Transportin Publik, që në fazën fillestare ofron shërbime në 7 itinerare turistike kombëtare dhe ofron transport publik shkollor në tre zona të vendosura strategjikisht në veri, jug dhe juglindje, aty ku nxënësit kanë vështirësi në aksesimin e shkollës, duke garantuar mundësi të barabarta arsimimi për çdo fëmijë.”
Shoqëria nuk do të funksionojë vetëm si ofruese shërbimi, por do të ketë edhe shumë më tepër kompetenca, përfshirë edhe organizimin, licencimin dhe monitorimin e shërbimeve të transportit publik sipas legjislacionit në fuqi.
Me një kapital fillestar prej 10 milion lekësh dhe në pronësi 100% shtetërore, kompania e re do të mbajë emrin MobAl sh.a dhe do të jetë nën administrimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. (TCH)
Po hajnat fatorino ku do te vjedhin pastaj??? ESHTE domosdoshmeri , me mire vone se kurre. Gje elemtare, nuk do as mend as shkence.
Po po, keq per keto lajme jemi ne, o shoku qe sje me rroba doku, Pensionet shoku gjatosh Pensionet ato shiko ti rritesh, kete na thuaj, pret koha per autobuzet e biletat elektronike
Shume mire,sa me shpejt beheni,kam disa muaj qe Marr autobusin jetoj ne NY ,kam dy muaj ketu ne tiran ,por marre autobus per te shkuar kudo po eshte shume tmerr ,fatorino sjellje te cmendur,,nuk e kuptojjj,,sa bukur electronics, ashtu ne NY me nje metro kart e fute sa futesh nga dera e pare,,,shoferet ne tirane jane rrugacer pa educate,,,fatorino fytyrat si ufo nuk din te sillen ,,,gjith bota me hyrje qe futen njerzit nga dera afer showering daljet dil para e mbrapa,,,shqiperi mbrapshh cdo gje hymn deren e dyt vjen fatorin disa here kerkon bileten vijn kontroll per bilet hajduterijee e papare,,,ne plepat durres Marr fugonin te vijn ne tirane paguajm 2000mij le o te vjetra ,vjen nje burre rreth 49 vjec o 50,sjellje shum te keqe zihet me grate ne fugon, fjal rrugaci ,,,merr leket I rrjep te huajt I japin euro edhe ky boss ja thyen euro me trut qe do ti rrjepiii...cfarr skam pare per tu desheruarrr,,,cfar behet erdha se beloved opinionin e disa governments ne shqiperi ,,,pisllek I papara,,beloved bashkeshortin se do edi rama,,,por duhet shum per te ber ,kerkojn para uje sjellsi per te Marr uj elektriku thon shko bej refreskim te tapis qe te hap dritat o zotttt...cfar behetttt ,punoniii qeveri persembariii,,,vjedhjet populli vjedh popullinnnnn