Avokati i Popullit: Paraburgimi, i stërmbushur prej vitesh. Heqja e lirisë nuk duhet të jetë rregulli, por përjashtimi

2 Korrik 2025, 09:45Sociale TEMA
Avokati i Popullit: Paraburgimi, i stërmbushur prej vitesh. Heqja e

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, u shpreh se paraburgimet në Shqipëri janë mbushur plot dhe kjo është një shkelje e rëndë e ligjit.

Ajo theksoi në “Real Story” se që prej kohës kur ka marrë drejtimin e institucionit, sistemi i paraburgimit në Shqipëri është tejmbushur me qytetarë, të cilëve iu është privuar liria në rrethana të diskutueshme.

“Pozicioni i Avokatit të Popullit në lidhje me të tëra paraburgimet, po jo vetëm në rastin konkret është se duhen përdorur si mjet i fundit. Ketë e thotë ligji, këtë e thotë konventa, këtë e thotë standardi. Heqja e lirisë së peronit nuk duhet të jetë rregulli, por përjashtimi. Liria e personit cenohet vetë atëherë kur ai është i dënuar me një vendim penal të formës së prerë dhe atëherë duhet të vuajë dënimin.

Ky duhet të jetë rregulli, përjashtimisht thotë ligji mund të që persona të caktuar të mbahen për arsye specifike, një arsye prishja e provave dhe një tjetër po aq e rëndësishme është rreziku i ikjes nga Shqipëria dhe ikja nga dhënia e drejtësisë apo procesi.

Kështu që, Shqipëri fatkeqësisht vjen nga një kulturë, unë besoj e ka nga pjesa e kulturës diktatoriale, ne nuk ndryshuam mendësinë e sistemit. Kemi pasur për vite me radhë një paraburgim të stërmbushur dhe e kemi përkeqësuar. Është thelluar vit pas viti, që kur kam marrë unë detyrën dhe deri tani, numri i paraburgosurve ka ardhur duke u shtuar në sistemi tonë penitenciar.

Ajo theksoi se arsyet tejmbushjes së paraburgimeve janë të ndryshme, ndërsa shtoi se edhe procesi i vettingut ndikoi që prokurorët dhe gjyqtarët të kërkonin masa më të ashpra ndaj personave të dyshuar.

“Arsyet janë të ndryshme. Reforma në drejtësi zgjati afatin dhe kohën e zhvillimit të proceseve gjyqësore. Po ashtu një numër i madh prokurorësh dhe gjyqtarësh, gjatë kësaj periudhe, që fatmirësisht po përfundon tani…të rivlerësimit të tyre, përpiqeshin të ishin më të zellshëm ose të mos të kishin asnjë lloj dyshimi të çfarëdolloj se ato mund të ishin përfshirë në korrupsion, por nga ana tjetër ata po cenonin po aq shumë ligjin, sepse po shkelnin lirinë e personave dhe ishin duke i futur personat në burg kot apo shkonin me masa shumë të ashpra duke u përpjekur për të treguar se po zbatonin ligjin”, tha ai.

2 Komente

  1. ?
    ???

    Dmth per te bere figure te bukur prokuroret e gjyqtaret hanin burg njerezit akoma pa u shpallur fajtor. Prezumimi pafajesise 0 i fajesise 100. E si zgjidhet duke bere deklarata per shtyp?!

    Përgjigjjuni
    1. K
      KROI MBRETIT

      Paraburgimi pa gjyq eshte dhurate nga USA dhe BE.Ambasadoret e tyre ne Shqiperi vizitojne prokuroret sikur ti kene niper dhe mbesa.Kerkesa e tyre eshte vetem burg.SPAKU eshte i zellshem per te tilla keshilla dhe i zbaton me vendosmeri ne ortakeri me gjykaten.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje