
Këtë të shtunë në programin “Rudina” është folur mbi vendosjen e emrave në Shqipëri, kuptimin dhe përhapjen e tyre. Avokatja Margarita Kola ka theksuar se në shumë vende emrat vendosen si një shprehje kundër asimilimit. Për ta shpjeguar më saktë, ajo u ndal te Kosova.
Kola tha se ka marrë një emocion të veçantë kur në Kosovë ka dëgjuar emrat e dy motrave binjake, Presheva dhe Janina.
Margarita Kola: Po ta shihni në Kosovë ka më shumë emra shqiptarë, shqiptarë që kanë kuptim në kulturën shqiptare.
-Po pra, reflektojnë historinë shqiptare.
Margarita Kola: Në Kosovë për shumë kohë ka qenë ajo ndjenja e mos asimilimit, e kundërshtimit të asaj që ty duan të ta marrin dhe kjo shprehje edhe në identitetin, për emrat. Mua më janë mbushur sytë me lot kur në vitet e para kur është hapur Kosova dhe unë pata fatin të jem profesoreshë për shumë vite në Kosovë, kur kam dëgjuar se dy vajzave binjake, njërës i thërrisnin Presheva dhe tjetrës Janina. Jam emocionuar vërtet!
Zyhdi Dervishi: Ka dhe me emër Vlora.
-Po edhe Saranda, ishte një zonjë që e përmendi si një emër të çuditshëm.
Margarita Kola: Kam pasur studentë në klasë me emrin Berati dhe sa herë e ngrija në mësim Berati. Por, më tingëllonte bukur.
Zyhdi Dervishi: Këto emra kanë një problem të madh, në vitet e luftës ka funksionuar Insitituti i Shkencave. Këto emra me përmbajtje të tillë si Kruja, Dibra, Shkodra, Vlora, Berati janë problematikë sipas tyre dhe për mua kanë të drejtë. Sepse ky personi mund të bëhet i mirë dhe nderon emrin Vlora, ose mbiemrin Vlora. Po përshëmbull mund të bëhet dhe hajdut kuajsh, ka problem. Mirë është të mos bëhen as emra e as mbiemra toponime. Kanë probleme. E vodhi Vlora, nëpër letra Vlora është një farë përdhosje. Një person akuzohet për krime monstruoze dhe ka mbiemrin Kruja. Kruja e Skënderbeut!
sa debil qe ke ngelur o Zyhdi!!!!! Le qe me ate emer qe ke ti....
Degjenerim sunitesh,vari kkkkkkk....
KUNDËR MALLKIMIT TË GJUHËS SHQIPE Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi
Respekte profesorZydiu. Ju keni mare efektin negativ per keta lloj emtash. E drejta e juaj dhe vertete nuk tindgellon mire kur fjala vjen "Vlora" apo "Kruja" si emra, mund te perdhosn emrat e ketyre dy qyteteve me histori te veçante per shqiptaret. Po pse te mbetem i tek rasti i keq dhe te mos meremi me aen e mire, me më perfaqesuesen, me permbajtjen atdhetare te ketyre emrave? Pastaj, njeezit dine te dallojne, individin problematik nga historia e nje qyteti apo vendi sikurse po flasim. Ti besoj s edi qe, nje "problem" i tille dje tek ne ishte edhe me emrat "Enver", "Stalin", "Lenin" etj, kur ata qe mbanin keto emra delnin "tw pa udhë", por çfare pastaj....?
Ca janina e presheva ,,,keto sjan emra ,,jan toponime ,,,sunitet nuk kan cbejne,,,duan te ndryshone identitetin e tyre sunit,,,,
**NAIM FRASHËRI*** Vdiq Naimi, vdiq Naimi, moj e mjera Shqipëri! Mëndjelarti, zemërtrimi, vjershëtori si ai! Vdiq Naimi, po vajtoni shqipëtarka, shqipëtarë! Naimnë kur ta kujtoni, mos pushoni duke qarë! .................................. Vdiq Naimi, gjithë thonë, qani turq, qani kaurë! Bilbil’ i gjuhësë tonë s’do të dëgjohet më kurrë! Vdiq Naimi, që këndoi trimërinë, Skënderbenë, vdiq Naimi, që lëvdoi dhe nderoi mëmëdhenë! Vdiq Naimi, po ç’të gjeti, o moj Shqipëri e mjerë! Vdiq Naimi, po kush mbeti? Si Naimi s’ka të tjerë. Vdiq Naimi! Vdekj’ e shkretë, pse more te tillë burrë? I ndritë shpirti për jetë, mos i vdektë nami kurrë! - Poezi nga Andon Z. Çajupi
SHQIPERI, O JETEGJATE Shqipëri, o jetëgjatë, ty të kemi mëmë e atë dhe për ty do të luftojmë gjersa të të trashëgojmë. Për ty të gjithë, ditë dhe natë, mendohemi gjerë e gjatë, ti kurrë s'prishesh, s'shkretohesh, as drobitesh, as rrëgjohesh, më ke gjithë bukuritë e tëtëra mirësitë, ke fusha me lule shumë. lumenj të mëdhenj pa gjumë, male të lart' e të veshura, buzën e detit të qeshur, Mëje dritëz në dritë me të gjitha mirësitë. ................................... Shqipëri, të qofsha falë, të kam mëmë e më ke djalë. - Poezi nga Naim Frashëri
Në Shqipëri po ndodhë para syve të gjithë shoqërisë deshqiptarizimi i kombit; nuk gjenë emra shqip as te fëmijët e intelektualëve, as të politikanëve dhe as të kujdoçoftë! Në të vërtetë vetë shqiptarët, e gjithë shoqëria po e zbaton vullnetarisht deshqiptarizimin e vet! E paparë te popujt e qytetëruar! Veprojmë fiks ndryshe nga popujt e kulturuar me qytetërim të lartë!