Balluku në Gjirokastër jep lajmin e mirë: Vjosa ka rënë me 1.5 metra, situata është nën kontroll

8 Janar 2026, 17:41Sociale TEMA
Balluku në Gjirokastër jep lajmin e mirë: Vjosa ka rënë

Situata e krijuar nga përmbytjet në jug të vendit po shkon drejt përmirësimit, falë rënies së nivelit të lumit Vjosa dhe stabilizimit gradual të kushteve të motit. Kështu u shpreh zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, pas mbledhjes emergjente të Komitetit të Emergjencave të zhvilluar në Qarkun e Gjirokastrës, ku u analizua gjendja aktuale dhe masat e marra në terren.

“Ka pasur një mbledhje emergjente të Komitetit të Emergjencave në qarkun e Gjirokastrës. Një lajm i mirë për zonat pranë Vjosës është se niveli i ujit ka rënë ndjeshëm”, deklaroi Balluku. Sipas saj, në pikën e matjes në Memaliaj, niveli i Vjosës ka zbritur nga 8 metra në 6.5 metra. “Kemi një ulje prej 1.5 metrash të nivelit të ujit, e cila do të reflektohet edhe në zonën e Novoselës”, theksoi ministrja, duke e cilësuar këtë zhvillim si një sinjal pozitiv për normalizimin e situatës.


Balluku bëri me dije se zonat më problematike janë inspektuar gjatë gjithë ditës nga strukturat përkatëse. “Këtë zonë e kemi inspektuar gjatë gjithë ditës dhe ky është një lajm i mirë që tregon përmirësimin e situatës”, u shpreh ajo.

Në lidhje me infrastrukturën rrugore, ministrja sqaroi se në qytetin e Gjirokastrës qarkullimi vijon normalisht. “Rrugët janë kryesisht të hapura, përpos disa fshatrave ku ka pasur bllokime si pasojë e reshjeve dhe përmbytjeve”, tha Balluku, duke shtuar se situata në përgjithësi mbetet nën kontroll.

Gjatë mbledhjes me kryetarët e bashkive, drejtuesit e qarqeve dhe prefektin, një vëmendje e veçantë iu kushtua planeve të evakuimit. “Kemi diskutuar për një plan evakuimi, i cili duhet të jetë i gatshëm në të gjitha bashkitë e prekura nga përmbytjet”, theksoi zëvendëskryeministrja, duke nënvizuar se siguria e banorëve mbetet prioritet absolut.

Sa i përket parashikimeve meteorologjike, Balluku bëri të ditur se moti pritet të përmirësohet në ditët në vijim. “Situata e motit është duke u përmirësuar, përpos ditës së shtunë, ndërsa temperaturat po vijnë në ulje”, deklaroi ajo.

Probleme janë evidentuar edhe në furnizimin me energji elektrike në disa fshatra të Gjirokastrës, por sipas ministres, ndërhyrjet kanë qenë të shpejta. “Ka pasur ndërprerje energjie në disa zona, por inxhinierët e OSHEE-së kanë punuar intensivisht dhe energjia është rikthyer në shumë prej tyre”, tha Balluku.

Ndërkohë, në aksin Tepelenë–Gjirokastër janë shënuar rrëshqitje dherash si pasojë e erozionit. “Ka pasur rrëshqitje që vijnë nga erozioni dhe po punojmë për të ndalur përhapjen e tij, në mënyrë që të garantojmë sigurinë e qarkullimit”, theksoi ministrja.

Belinda Balluku garantoi se institucionet janë në gatishmëri të plotë dhe po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa çdo ndërhyrje e nevojshme do të realizohet në kohë për të minimizuar dëmet dhe për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

17 Komente

  1. B
    BBC

    Me cfare kurajo del kjo krijese akoma

    Përgjigjjuni
    1. X
      XXXL

      Foto sa 1 mije fjale: Shikoni Lubin dhe Kumbaron dy fytyra te shperfytyruara kriminale, babezi te hajduterise te pangopura dhe pupulli kar i mirepret dhe i degjon, keto jane pasojat e kesaj qeverie me ne krye Ali Babe Ramen me 40 hajdute.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nastradini

        hahahahahahahahahahhaha Njish.

        Përgjigjjuni
        1. g
          gono

          Shume e verter. Eshte popull injorant qe nuk kupton forcen dhe te drejtat e veta. Eshte kjo arsyeja kryesore (mungesa e kultures demokratike) qe i le keta palo politikan ne pushtet te perjetshem. Si ne Afrike apo Ameriken Latine apo vende te tjera!

          Përgjigjjuni
        2. A
          Analisti

          Neveri, neveri, neveri per kete bastarde hajdute!

          Përgjigjjuni
          1. v
            v

            Zhdukuuuuuuuuuuuuuuuuuu!

            Përgjigjjuni
            1. T
              Turpi botes

              Nuk i heq asnji germe apo pike Apo presje XXXL Analize perfekte !

              Përgjigjjuni
              1. Nroqi

                Ministrja me e mire e kabinetit,nuk e duan Sali krimineli dhe Dritan Shemsi Prenci qe e ka mare te pandehur me thashethemet e Saliut.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Refugjati ne pension

                  Po te kishte qene pd ne pushtet do ishte disa here me keq dhe do te shpallte gjendjen e jashtzakonshme per te vjedhur ndihmat si ne 2010 ne permbytjet ne Shkoder ku makinat me ushqime nga atje vinin ne Tirane

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    H

                    Bravo Belinda Balluku, babale Spaku dhe opozita berishiste gjithe jeten vetem cpifin.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      MN

                      Berishistet e Spakut futen ne burg pa asnje akuze kryebashkiakun e Tiranes Erion Veliaj,te njejten gje po bejn dhe me ministren ekselent Belinda Ballukun. Mendoj se me Ballukun do deshtojn ne menyre spektakolare.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Babezia

                        E shikoni si ju nxine starre fytyrat dy lubive te pangopura me djersen e popullit. E kuptojne qe po troket ora te japin llogari e te paguajne per bemat e llahtareshme e te padegjuara. Ju mbeti ne fyt kafshata e babezise. Do te veje se sben haka tek I zoti.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sanie

                          Kumbaro, ke vjedhur dhe ti sa ia ke luajtur fenë. Do zoti të vjen radha shpejt!

                          Përgjigjjuni
                          1. J
                            James

                            Kudo ne boten e qyteteruar pushtetaret dalin se bashku dhe raportojne per situatat ne prani te gazetareve. I kane inat apo kane frike hajde mere vesh. Spektakel.

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Nardi

                              Vetem Linda Rama mungon te kjo foto.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Parku Rinia

                                Edhe ne kete katraure, shkaqet e te ciles i kane pare e soditur prej 12,5 vitesh ne Pusht-et, 'NDRIKULLAT', njesoj si 'PADRINO' qe i ka emeruar, NUK KANE HARRUAR: ----- 1.- 'mac up'-in patinues e kurativ; ---------- 2.- krehjet profesionale te parukieret; --------- 3.- dhe as veshjet e shtrenjta .........!

                                Përgjigjjuni
                                1. X
                                  Xxx

                                  Pse s'punoni në kohë të mirë, që të jemi mirë në kohë të keqe? Apo s'jeni zgjedhur për këtë? Edhe Bufi e di këtë, edhe Enveri e bënte më mirë! Sa kohë jeni në pushtet s'keni mundësi të punoni, se keni gjëra më të rëndësishme për të bërë, si t'i vërtisni punët në favorit tuaj personal.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje