VIDEO/ Shirat përmbytin zonën – Ministria e Mbrojtjes shpall evakuim urgjent në Vlorë e Novoselë

8 Janar 2026, 11:41Sociale TEMA
VIDEO/ Shirat përmbytin zonën – Ministria e Mbrojtjes shpall

Ministria e Mbrojtjes ka shpërndarë një njoftim zyrtar urgjent për evakuim të menjëhershëm të banorëve në Bashkinë Vlorë, konkretisht në Njësinë Administrative Novoselë, si pasojë e situatës së rënduar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Sipas njoftimit, masa e evakuimit ndërmerret në zbatim të Ligjit nr. 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile”, Planit Kombëtar të Emergjencave Civile si dhe Planeve Vendore të Emergjencave Civile. Autoritetet theksojnë se vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe ka karakter emergjent.

Evakuimi do të realizohet përmes një koordinimi të ngushtë ndërinstitucional mes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Prefektit të Qarkut Vlorë dhe strukturave të emergjencave civile në bashki. Në bazë të legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin dhe zbatimin e evakuimit në territorin përkatës.

Autoritetet bëjnë me dije se prioritet absolut në procesin e evakuimit do të kenë: fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, familjet që ndodhen në zona të izoluara.

Transporti për largimin e banorëve nga zonat e rrezikuara do të sigurohet nga mjetet e Bashkisë, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) si dhe Forcat e Armatosura.

Sa i përket strehimit të qytetarëve të evakuuar, Ministria e Mbrojtjes sqaron se menaxhimi i tyre do të kryhet nga Bashkia, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, njësitë e kujdesit shëndetësor dhe strukturat e shërbimeve sociale, sipas nevojës. Gjatë këtij procesi do të realizohet regjistrimi i të evakuuarve në ambientet e strehimit të përkohshëm, sigurimi i nevojave bazë si ushqimi, veshmbathja dhe ndihma mjekësore, si dhe informimi periodik mbi ecurinë e situatës.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të respektojnë udhëzimet e dhëna në terren dhe të bashkëpunojnë me strukturat përgjegjëse, duke theksuar se çdo kërkesë për ndihmë duhet t’u drejtohet institucioneve publike të angazhuara në operacion.

7 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    eh mer beqiraaaaaa,shkuat per lesh..... nuk ka Erdogan qe tju sose.....keshtu do te merrni Tsamouria-n!? k@rin do te merrni...... gezuar ramazonin!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arbeni

      Sipas sali malokut fajin e ka Edi Rama që “ka urdhëruar” të bjerë shi papushim,kur në të gjithë botën ndodhin fatkeqësi të tilla,bile edhe në Amerikë,BM,Gjermani etj vënde.Pika në bythëm e tharë të malikut shtrëmbaluq ,vëllait të Karaxhiçit…????????????

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nesti Angoni

        Ke te drejte o beqir por bene mire te kujtosh se cfare thoshte kryeneqiri Rama ne 2012

        Përgjigjjuni
        1. .
          ..

          Ke te drejte, fajin e ka Saliu

          Përgjigjjuni
        2. v
          vlora***

          vlora mbytet shqiperia mbytet vlora ri pa uje ,dhe kryerrobqiri rilindjes me ben fotografi ne france , e votuam te beje ndryshimin ,dhe te permiresoje jeten e njerezve ,jo ti ngopi pidhin Belindes me miliona,, lere skandali me AKSHIN me kujtoi Fazllicin e Sales,keta s kane asnje ndryshim nga njeri tjetri.Se shpejti gjithe mionistrat e mbrojtjes ne SPAK

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qytetar i revoltuar

            Para nja dy vjetesh, e njejta situate ne Novosele...Mbaj mend "gjigandi" me dy qingja ne sqetull shkonte t'ja dhuronte fshatarit qe ju mbyt kopeja. Televisioni e ndiqte nga mbrapa...Dhe sot e kesaj dite, ai akoma nuk e ka kuptuar, qe Kryeministri dhe qeveria nuk jane aty per te shprendare karamele propagande, por qe te gjenerojne projekte dhe te ndertojne diga, qe fatkeqsia te mos perseritet. Ja ku jemi perseri ne piken e nisjes. Si do ja bejme? , do vazhdojme te shperndajme qingja ? Pas ketij komenti, e di qe do versulen disa mendjepake e do te me sulmojne sikur te jem fans i Saliut. Kaq arrin fantazia e tyre: O me Ramen - o me Saliun. Nuk mund te kuptojne komentin e dikujt qe i sheh te dy me neveri...

            Përgjigjjuni
            1. d
              dsa

              Ci qi nenen ketij populli mire t'i behet, po merr kusurin pas votimit te katert rradhazi te Palloshit te Gjate, ky te jete mire qe te haje i qete parane e vjedhur me Zahon, Lubine dhe 400 hajdutet e tjere.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje