
Reshjet e dendura dhe të pandërprera të shiut kanë sjellë rritje të ndjeshme të nivelit të ujit në lumin Lana në Tiranë, duke krijuar rrezik për dalje nga shtrati, veçanërisht në zonën e Pallatit me Shigjeta.
Lajmin e ka bërë të ditur Taulant Balla, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh dhe dtejtues politik i PS në Njësinë 5 në kryeqytet, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thekson se ekipet e Bashkisë së Tiranës ndodhen në terren dhe po ndjekin nga afër situatën.
"Reshjet e dendura dhe të pandërprera të shiut kanë rritur nivelin e ujit në lumin Lana,Tiranë.
Ekipet e Bashkisë nën drejtimin e nënkryetarit Ilir Mëngra ndodhen në terren në afërsi të pallatit me shigjeta për të ndjekur çdo situatë që mund të krijohet nga rritja e mëtejshme e nivelit" shkruan Balla.
Aktualisht, Lana ka arritur deri në pjesën e lulishtes, ndërsa ekziston rreziku që uji të dalë edhe në rrugë, nëse reshjet vijojnë me të njëjtin intensitet. Autoritetet po mbajnë situatën nën kontroll dhe janë në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme në rast emergjence.
Kjo zonë është dhe pika më vulnerabël Lanës pasi në këtë segment pranë Pallatit me Shigjeta edhe ka dalë disa herë nga shtrati në vitet e kaluara, gjatë episodeve me reshje intensive shiu.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin vetëm informacionet zyrtare deri në përmirësimin e situatës.
Paska dalë disa here Lana tek Pallati me Harqe dhe Shigjeta, por askush nuk qenka bërë merak per një projekt të ngritjes së argjinatures. Po hë mo gazetarë, çfare bëni ju? Pse nuk bëni një historik të permbytjeve të ky Pallati i Vikingëve dhe kush ka qenë kryetar bashkie dhe nuk e ka rregulluar. Ka dalë Lana në kohën e Veliajt? Permbyten fshatra dhe shtepi edhe këtu në Britaninë e Madhe, si kudo. Edhe mbrojtjet kunder fatkeqesive natyrore e kanë një kufi. Per shembull, sa dietë forta t'i bësh pallatet dhe shtepite, termeti 10 ballë rrafshon gjithshka, pa vajtur tek maksimumi 12 ballë. Edhe permbytjet. Kanalet, perrenjte, lumenjte mbushen dhevdalin nga shtrati. Ajo që duhet bërë është qe të punisher që diçka e shmangshme të mos ndodhe dy here. Po ndodhi, domethene dikush nuk Ka bere punën dhe të mbajë pergjegjesi politike. Madje edhe penale në raste vdekjesh. Gazetarët tanë dhiten. "O doli, o hyri, o erdhi, o iku". Vetëm konstatime pa vlere. Nuk hetohet.asgje.
Ehhh...Populli-dele voton...Shkeli me kembe,prape te votojne! Jemi popull sado-mazo...na pelqejne vuajtjet prej budallallekut tone,kur ja shkaktojme vete vehtes!