Deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit, Arkend Balla, është duke qëndruar pranë qytetarëve të prekur nga përmbytjet e së hënës që goditën qytetin.
Ai po ndjek nga afër situatën e evakuimit dhe siguron se çdo qytetari do t’i sigurohet një vend strehimi, ndërkohë që pas kësaj do të bëhet një vlerësim i plotë i dëmeve të shkaktuara nga ujërat.
Balla thekson se është në komunikim të vazhdueshëm me banorët dhe po monitoron situatën nga terreni, në bashkëpunim të ngushtë me ekipet e bashkisë dhe shërbimet e emergjencave civile.
Deputeti nënvizon se prioritet mbetet siguria e qytetarëve dhe koordinimi i veprimeve për të menaxhuar situatën sa më shpejt dhe efektivisht.
Lini një Përgjigje