Përmbytjet edhe në sytë e mediave ndërkombëtare, Al Jazeera shpërndan pamjet nga Durrësi

7 Janar 2026, 15:40Sociale TEMA
Përmbytjet edhe në sytë e mediave ndërkombëtare, Al

Situata me përmbytjet në Shqipëri ka marrë edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Al Jazeera ka shpërndarë pamje nga qyteti i Durrësit me shumë mjete që janë përfshirë nga uji si pasojë e shirave të dendur.


“Dhjetëra makina janë mbuluar nga uji në qytetin e Durrësit, pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje dhe bllokuan qarkullimin”, shkruan Al Jazeera.

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje të rënda ditën e djeshme në të gjithë vendin, veçanërisht në Durrës dhe Lezhë.

Lini një Përgjigje