Lana rrezikon të dalë nga shtrati te "Pallati me Shigjeta", reshjet e shiut rrisin nivelin e ujit

7 Janar 2026, 18:20Sociale TEMA

Reshjet e dendura dhe të pandërprera të shiut kanë rritur nivelin e ujit në lumin Lana në Tiranë. Situata më problematike paraqitet pranë pallatit me shigjeta, ku ekziston rreziku që lumi të dalë nga shtrati.

Lana është ngjitur në pjesën e lulishtes dhe rrezikon të dalë edhe në rrugë.

Kujtojmë që lumi Lana, në zonën e Pallatit me Shigjeta, ka dalë disa herë nga shtrati kur moti ka qenë me shi të dendur.

Lini një Përgjigje