Rama publikon pamjet nga Durrësi: Mjekët dhe ekipet shëndetësore në shërbim të banorëve në zonat e prekura nga moti

7 Janar 2026, 18:40Sociale TEMA
Rama publikon pamjet nga Durrësi: Mjekët dhe ekipet

Krahas ndërhyrjeve në infrastrukturë dhe përpjekjeve për largimin e ujit, vëmendja e qeverisë është përqendruar edhe te kujdesi shëndetësor për banorët e izoluar apo të prekur nga përmbytjet.

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë pasditen e sotme disa momente nga puna e bluzave të bardha në terren. Kreu i qeverisë ka nënvizuar se strukturat mjekësore janë në gatishmëri të plotë, veçanërisht në zonën e Durrësit, e cila është goditur më rëndë nga reshjet intensive.

“Mjekët dhe ekipet shëndetësore në shërbim të banorëve në zonat e prekura nga moti,” shkruan Rama në diçiturën që shoqëron fotot.

Në pamjet e publikuara, shihen mjekë dhe infermierë të cilët, të pajisur me mjete të përshtatshme për motin e keq, po vizitojnë banorët në banesat e tyre, duke ofruar asistencë mjekësore dhe duke shpërndarë medikamente për ata që e kanë të pamundur të lëvizin drejt qendrave shëndetësore për shkak të prezencës së ujit.

3 Komente

  1. q
    qytetari

    Presidenti Amerikan Xhon Kenedi ka then, mos pyesni cfar do bej shteti per mua por cfar do bej un per shtetin tim. Prandaj ne te gjith duhet te lem kritikat menjane, te mbeshtesim dhe respektojme strukturat e shtetit qe eshte ne krye te detyres.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sapa

      Po te ishte shtet i vertete po por jo "i ashtuquajtur shtet" si ky i hajduteve.

      Përgjigjjuni
    2. Y
      Y.H

      Eh, Sali, Sali. Te lane syte, e ke nga mosha, prandaj si shikon keto pamje. Gjyna katrani. Zoti te kethefte shikimin. He bir kurve vec vrer nxjer nga goja jote e qelbur, bashke me shpuren tende.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje