Reshjet e shiut kanë sjellë një sërë problematikash në të gjithë vendin, ku Vlora, pas 5 ditëve pa ujë, tashmë po përballet me përmbytje.
Kryetarja e Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, dhe drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë, Elidon Cela, kanë folur për situatën në lumin Vjosë. Aktualisht, niveli i lumit ka shkuar në 8.6 metra, ndërsa janë evakuuar 13 familje. Situata është nën monitorim dhe shpresohet që të përmirësohet, duke iu referuar edhe prurjeve në lumin Vjosë nga zona e Memaliajt.
Ndërkohë, sipas drejtorit të Policisë, në terren ndodhen të gjitha strukturat dhe, nëse do të ketë nevojë për evakuime të tjera, do të ndërhyhet në varësi të situatës.
Nje peshtyme te madhw ju kane hedhur be surrat vlonjateve, deri sa ju dwegojne Balluke rrugacen!!!