Moti i keq që ka përfshirë disa zona të vendit ka vënë në gatishmëri të gjitha shërbimet shëndetësore në Shqipëri.
Krahas ndërhyrjeve në infrastrukturë dhe përpjekjeve për largimin e ujit nga zonat e përmbytura, vëmendja e qeverisë është përqendruar tek kujdesi shëndetësor për banorët e izoluar apo të prekur nga përmbytjet.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Mjekë njofton se mjekët dhe infermierë kanë qenë gjatë gjithë natës në shërbim të qytetarëve, duke ofruar kujdes dhe mbështetje në zonat e prekura nga kushtet e vështira të motit.
Në një reagim në rrjetet sociale, ministria ka bërë publike pamjet nga ndihma e mjekëve në terren dhe ka shprehur mirënjohje për të gjitha ekipet shëndetësore dhe strukturat e emergjencës në të gjithë vendin, duke vlerësuar përkushtimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e tyre 24/7.
“Mirëmëngjes me mjekët dhe infermierët që gjatë orëve të natës kanë qenë në shërbim të qytetarëve, në zonat e prekura nga kushtet e vështira të motit. Mirënjohje për të gjithë ekipet shëndetësore dhe strukturat e emergjencës në të gjithë vendin, për përkushtimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e tyre 24/7, duke garantuar kujdes e mbështetje pa ndërprerje,” – bëhet e ditur nga ministria.
Autoritetet shëndetësore theksojnë se do të vijojnë të jenë në terren për të siguruar ndihmën e nevojshme mjekësore dhe për të mbështetur banorët e zonave të prekura deri në normalizimin e plotë të situatës.
Gjithashtu bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar se 36 njësi vendore dhe tre drejtori rajonale po punojnë në gatishmëri të plotë për të garantuar ndihmën mjekësore të nevojshme.
Jeni heronj te vertete, qe llumi vec ju shan! Faleminderit dhe zoti ju bekofte!
E pra 10 mije lekeshat valojne!Ku ekziston humanizen en vendin e hajduteve?Duhet te jesh Budalla ose militant partie ta besosh"!