
Rënia e gurëve ka shkaktuar dëme në disa banesa në zonën e ujit të Ftohtë, te Kalaja në Vlorë.Dy nga banesat janë shkatërruar tërësisht dhe tashmë janë jashtë funksionit. Banorët e prekur tregojnë se gurët dhe balta kanë hyrë brenda, duke krijuar kushte të papërshtatshme për të qëndruar në banesë.
Banorët tregojnë se në momentin e rënies, ata dolën jashtë për siguri dhe kanë kërkuan ndihmë nga institucionet, por deri tani nuk kanë marrë asnjë reagim. Banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente dhe mbështetje nga autoritetet.
“Hyrja është mbushur plot me baltë, jam me qiell të hapur, nuk di ku të shkoj. Lutem shtetit të më ndihmojë, as rroba nuk kam, na janë tharë në trup”, tha një nga banoret, shtëpia e së cilës është shkatërruar.
Gjynah atij që i ndodh, por duhet menduar edhe per ditë të keqe. Prandaj është sigurimi i shtepisë. Paguan sigurimit (per ndertesën, dhe per orenditë) dhe po ndodhi gjë, je i siguruar, ja merr institutit të sigurimeve ku ke bere sigurimin. Shumë njerez thonë, "pse do paguaj kot unë? Per 40 vjet nuk ndodh gjë dhe unë kam paguar 40 vjet sigurimet kot së Koti". Ti, do që të ndodhë gjë? Si është më mirë, të paguash dhe të mos ndodhë asnjeherë, apo të mos paguash dhe kur ndodh, je zbuluar, si tani? Njesoj si sigurimi i makinës. Ti nuk do qe të ndodhë aksidenti, dhe pastaj të sigurohesh. Prandaj është sistemi i sigurimeve, pavaresisht se kompanite e sigurimeve abuzojne. Abuzimi është tjeter gjë. Ai rregullosh me ligj. Sistemi duhet. Paradoksi ketu është që ju që po lexoni kete koment, nuk keni nevojë per keshillat e mia, sepse e dini kete me mire nga unë. Ata që kane nevojë, si këta banorët e shkretë, nuk lexojnë. Por në muhabet po bëjmë se nuk zgjidhim gjë. Njerezit do bëjnë si kane bere dhe si të duan. Në jemi ulur ketu tek "Kafe Komenti", dhe bejme muhabet. Kush do, degjon. Pastaj, dalin edhe idiotë që zihen e shajnë me familje neper komente, se aq tru kanë. Në çdo lagje kemi të tilë.
Sigurimet jane mafie ne gjithe boten. Ne Shqiperi edhe ca me shume. Zgjidhje si kjo kane rezultuar false. Ne Itali (Aquila) termeti shembi shtepite pothuaj 100% por ato nuk u rindertuan nga sigurimet. As ne Turqi. As ne USA. Ne Shqiperi pas termetit te 2019, vjehrri im iu drejtua sigurimit (qe paguante me detyrim nga banka per arsye te kredise ) per rimbursim. Sigurimi dergoi nje inspektor dhe pas shume kembenguljesh nga pala e demtuar u pergjigjen qe demi nuk futej ne parametrat e kontrates sepse ndertesa nuk ishte shembur dhe per plasjen e mureve ata nuk pergjigjeshin. Keshilla juaj per te paguar sigurimin e baneses nuk eshte e vlefshme.