
Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë të gjithë vendin tonë këtë të premte.
Në disa qytete ka pasur përmbytje të rrugëve duke shkaktuar trafik të rënduar. Ndërsa më problematike situata paraqitet në qytetin e Vlorës ku, uji ka vërshuar nëpër rrugë duke krijuar mjaft probleme.
Kryetari i Bashkisë së Vlorës në një prononcim për mediet bëri të ditur se, janë evakuar 22 familje, ndërsa 3 personave u është dhënë ndihmë pasi kishin mbetur të bllokuar.
“Jemi në koordinim të plotë me institucionet e qendrore, me Ministrinë e Mbrojtjes, me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile, pasi realisht është diçka përtej angazhimit tonë si Bashki. Këto prurje shiu është e pamundur të menaxhohen në kohë. Kemi evakuar 22 familje deri më tani. Do të vendosim në dispozicionin konviktet tek ish-shkolla mjekësore. Të gjithë të evakuarit do t’i dërgojmë atje. Për çdo problematikë kontaktoni numrat e emergjencës”, tha Dredha.
Moti i keq pritet të vazhdojë deri në mesnatë, ndërsa të shtunën do të ketë një përmirësim të lehtë. Të dielën pritet të rinisin reshjet e shiut.
Numrat dhe kontaktet për çdo problematikë:
Emergjenca 128
Policia bashkiake: 033 404 404
Policia e shtetit 129
Ambulanca:127
FACEBOOK: Ujësjellës Kanalizime Vlore
INSTAGRAM: uk_rajoni_vlore
INSTAGRAM: uk_rajoni_vlore
turp o dembela e parazite qe taxat e qytetareve i doni por punne aha 'rrumpall jeni Ehte Modeli i Qeverritare i Te Gjatit
Nga fotoja duket qe kryetari i bashkise se Vlores paska shoqerues qe i mbaka cadren....mendo tani cfare ben nje minister....
FACEBOOK: Ujësjellës Kanalizime Vlore INSTAGRAM: uk_rajoni_vlore INSTAGRAM: uk_rajoni_vlore Ca Jane kto Instagram dhe fcb ?? S'kam fjalë shtet i falimentuar totalisht ka gati 30 vjet PS -ja në pushtet në Vlorë 10 min shi merr fund çdo gjë
Ik ore legen i pa afte ,balluket si le pa krehur
PPSL... Dredha-Dredha !
Patronazhistet dhe anetaret e Ripjelljes se Vlores ti bejne like dhe follow ne facebook..O ca tallje trapi..me zi jua befshin..
O kriekarë dredha dredha Po te erdha aty, koqet ti tredha.
Po ky Dredha nik ka duar? Çjanë këta pinxho që sa vijnë në pushtet duan shërbëtor tju mbajnë dhr çadrën. Nuk ke turp mo kryetwr sikur i ke dusrt me mu.. e nuk prek dot çadrën?