“Nuk paguajmë taksa” - Pensionistët italianë zgjedhin Shqipërinë për të jetuar: Nuk po jetonim dot në mënyrë dinjitoze

2 Tetor 2024, 19:20Sociale TEMA
“Nuk paguajmë taksa” - Pensionistët italianë zgjedhin

Gjithnjë e më shumë pensionistë italianë po shpërngulen në Shqipëri. Arsyeja? Të parat janë favoret fiskale që vendi ka për moshën e tretë.

“Zgjodha Shqipërinë për të shijuar këtë mjedis dhe këtë det. Erdha këtu në Durrës pasi jam i përjashtuar nga taksat. Këtu pensionet nuk tatohen. Pensioni im bruto është 1500 Euro, në Itali kam paguar rreth 350 euro taksa. Në Itali është e pamundur të jetosh në mënyrë dinjitoze”, thotë Carmine Iampietro nga Shoqata e Pensionistëve Italianë në Shqipëri.

Emisioni i “Është gjithmonë Cartabianca” në Rete 4 u ka kushtuar një reportazh pensionstëve italianë që jetojnë në vendin tonë duke i ndjekur ata në disa qytete si Durrës, Tiranë dhe Vlorë.

“Këtu mund të bëj gjëra që nuk i kam bërë më parë në Itali, që nuk më lejuan t’i bëja në Itali. Italianët vijnë këtu për klimën, koston e jetesës, kujdesin shëndetësor pasi vizitat kushtojnë më pak”, shprehet Roberta Zanninoni e shoqatës “Eja të Jetosh në Shqipëri”.

Madje disa prej këtyre të moshuarve kanë vendosur edhe të blejnë apartamente.

“Pensionistët italianë vijnë këtur pasi gjejnë çmime më të përballueshme në krahësim me Italinë”.

Ne reportazh tregohen hap pas hapi shpenzimet e të moshuarve që shijojnë në bregdetin tonë pjesën e mbetur të jetës,

“Lehtësimi i taksave që kam më lejon të jetoj mirë këtu dhe ndoshta të ndihmoj djalin tim që është në Itali”, shprehet një pensionist italian.

“Mos na tregoni që jemi shumë në formë ndryshe do të na heqin pensionin”, thotë një tjetër.

Sipas të dhënave të reportazhit të Rete 4, 30-40 pensionistë italianë zhvendosen çdo muaj nga përtej Adriatikut në vendin tonë.

11 Komente

  1. T
    Taipi

    Te rinjtë tanë ikin nga syze këmbët dhe ne vend te tyre vijnë pleq Shume bukur Kenaquni

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pedofilat e italise

      Vijne keta pedofilet e italise se na qenka me lire dhe shendetesia ketu. TK keta me albanezet. Po ne jug te Italise ushqimet jane me lire, shtepiat me lire, det e nfrastrukture sa te duash. Po keta malukatet i trajtojne ketu albanezet me inferioritet se u duken ende te jashtem. Ato jane me ordineret e Italise

      Përgjigjjuni
    2. L
      Landi

      Po pensionistet shqiptare ku te mbyten se as per buke thate nuk ju del

      Përgjigjjuni
      1. A
        A kanë vendos

        Ku do të varrosen?

        Përgjigjjuni
        1. a
          atdhetari

          Propagande e ndyre! Per te treguar se si vleresojne ca te huaj(qe nuk fihet cfare jane realisht) jeten e lumtur me taksa te uleta ne Shqiperi. Duan te tallen me pensio istet ne Shqiperi????? Turp

          Përgjigjjuni
          1. O
            O sa mir' me ken shqiptar

            Foto bomb - Sigurimsi pensionist me shkop qe i shikon sikur jane aliens.

            Përgjigjjuni
            1. p
              pensionisti veteran

              LLogjik e thjeshte.Sa me shume nga keta pensioniste me pension disa fish te pensionit shqiptar ,te vijne aq me shume varferohen pensionistet vendas.Prandaj mos ti gezohet qeveria ketij fakti,kjo eshte per te uleritur

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fatos

                Ik mor rrotë kari. Po këta ku i harxhojne lekët? Po turisteve, pse nuk u ve taksa? Thuaj që do rriten qiratë, po ka apartamente të bëra me drogë plot, të pastrojnë lekët e cunave.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fatos Kongoli

                  Fatosi e paske mbiemrin si shkruan. Sja ke ahberin ekonomise plak, vazhdo mekaniken e hamallin se plaku ta futi shkopin

                  Përgjigjjuni
              2. k
                k

                Tani ne Itali do shkojnë të jetojnë pensionistat shqipëtarë. Apo nuk shkojnë dot ?

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shkodrani

                  Te gjithe pikes i keni rene. Keta marrin 1500 euro, nena ime merr 220. Ne femijet shtojme edhe ia heqim femijeve tane te ushqejme e kurojme ata pleq qe na kane mbetur. U bene 33 vjet e kusur dhe vetem japim. Na rropen kjo pjelle e ndyre! Nuk kam gje me Italianet qe kerkojne nje jete me te mire. "Inatin" e kam me pushtetaret ose me mire me "pushtat" tane.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje