VIDEO/ Rama: Spitali ditor në QSUT me aparatura bashkëkohore, një ndihmë e madhe për mjekët dhe pacientët

30 Shtator 2024, 13:59Sociale TEMA
VIDEO/ Rama: Spitali ditor në QSUT me aparatura bashkëkohore, një

Ambientet në spitalin ditor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë pajisur me aparatura më bashkëkohore.

Kryeministri Edi Rama ndërsa ka ndarë disa pamje në facebook, shkruan se hospitalizimi në spitalin ditor, do të jetë tashmë një ndihmë e madhe për mjekët, por edhe për pacientët.

“Hospitalizimi në Spitalin Ditor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” një ndihmë e madhe për mjekët dhe pacientët që kanë nevojë për shërbime si dializë, toksikologji, alergologji, dermatologji, reumatologji dhe hematologji. 

Me një sipërfaqe prej 3500 metër katror me 60 shtretër dhe mbi 50 mjekë, ambientet e këtij spitali janë të pajisura me aparaturat më bashkëkohore ku çdo ekzaminim dhe analizë e pacientëve realizohet me cilësi dhe në kohë rekord, duke shmangur fluksin e lëvizjeve të pacientëve në spitalin qendror, por duke lehtësuar kësisoj edhe punën e mjekëve”, shprehet kryeministri Rama .

1 Komente

  1. B
    Bomba atomike ishallah me kete vend

    Prape ti me spitale o sharlatan?Mu rrezua gruaja ne vere ne shqiperi kur isha me pushime dhe doktorit i dhashe ose me mire te themi shoqeruesit e mi qe ishin me pozicjon shteteror i dhane doktorit 100 euro per allcine!Kjo eshte shqiperia jote o Sharlatan i shekullit!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje