VIDEO/ Rama publikon pamjet: Punimet për “Unazën e Madhe” po ecin me ritme të mira, pritet të jetë gati brenda këtij viti

30 Shtator 2024, 11:09Sociale TEMA
VIDEO/ Rama publikon pamjet: Punimet për “Unazën e Madhe”

Në kantierin e “Unazës së Madhe” të Tiranës punimet po vijojnë të kryhen me ritme të shpejta. Kështu shkruan kryeministri Edi Rama, i cili thotë se ky investim madhor pritet të jetë gati deri në fund të këtij viti.

Teksa ka ndarë disa pamje në facebook, Rama shkruan se ky projekt është një nga më të rëndësishmit të infrastrukturës në vend.

“Në kantierin e Unazës së Madhe të Tiranës punimet vijojnë me ritme të mira. Ky investim madhor pritet të jetë gati në fund të këtij viti, duke përmbyllur kështu një ndër projektet më të rëndësishëm të infrastrukturës në vend”, shkruan Rama. 

 

3 Komente

  1. P
    Politikana Hajduda

    O Rammmm O Padhosh tadhe Bethen me ket popull tadhe Nuk ke kunkurrec pranej ban kshtu ti

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zotin ju kam lene . S’kam fuqi te luftoj

      Sa shume u mendove mor djal, per 500 lek rritje pensionesh . As njẽrẽn nga pompat e azmes nuk ble dot me ate shtese .

      Përgjigjjuni
      1. J
        Johny Walker

        Hidhen miliarda, me keto miliarda mund te krijohen sipermarje te mesme ose te medha publike ne trajten e fondeve te investimeve dhe me projekte me norma te larta te kthimit te investimit fillestar dhe fitimet ti shperndahen popullit si dividend, Edhe Saliu i kishte qejf keto rruget ,Edua kur erdhi ne pushtet e qesendiste , ngeli rrugeve thosh , vec ....RRUGE, RRUGE,RRUGE , por ja qe politika qenka si bota me rrota , po vjene vete EDUA drejt mandatit te 4 dhe po perserit po te njejtin refren RRUGE -RRUGE me sa duket Ustallaret e ketyre puneve Ja kane mbushur mendjen EDOS qe te vazhdoje me rruget , se aty behen aty prishen dhe pastaj behen prape , pa pyetur kush si behen , ku behen dhe perse behen per sa kohe Behen, perse projektet fillestare plotesohen gjithmone me fonde shtese rruges etje etje , e rrendesishme eshte te derdhet asfalt pergjithmone, se aroma e asfaltit ne rruge e ben popullin te dehet dhe ti harroje vuajtjet

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje