Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor raporton se për periudhën Janar-Shtator 2024, në kontrollin Teknik janë testuar 311,303 mjete. Sipas të dhënave janë 10% më shumë mjete prahasuar me periudhën Janar-Shtator të vitit 2022.
Nga totali, 83.3% e mjeteve të testuara jnë automjete (4+1 dhe 8+1 vende), ndërsa 36.2% e mjeteve të testuara janë kryer në Drejtorine Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Tiranë.
Por sa mjete janë ngelur në testim?
Sipas të dhënave, 31.6% e totalit të mjeteve të cilat janë testuar kanë ngelur.
Por cilat janë arsyet kryesore të ngeljes që duhen përmirësuar për të ritestuar mjetet?
Shumica e ngeljes së mjeteve në kontrollin Teknik janë për mangësi vizuale dhe funksionale ku gjithsej janë 46.3%. Më pas për shkarkim të sistemit të gazrave nga ku janë 24.6% të totalit. Për sistemin e drejtimit kanë ngelur vetëm 15% e mjeteve, ndërsa 14.1% e mjeteve kanë ngelur për sistemin e frenimit.
Vetëm 29% e totalit të mjeteve janë ritestuar por si paraqitet situate për mjetet mbi 22 vjet?
Sipas DPSHTRR, 5,147 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë, ose +13.9% krahasuar me Janar-Shtator 2023.
DPSHTRR rikujton që ndalohen rreptësisht ndërhyrjet në odometër, ndryshimet konstruktive dhe çdo ndërhyrje tjetër e cila përbën kërcënim për sigurinë rrugore.
Ne cdo qelize korrupsioni dhe hajduteria ka kapur majat edhe makinat e reja pa paguar 50 000 leke te vjetra nuk kalon . Ne Greqi kam 25 vjet me makine me moshe mbi 22vjecare dhe kurre nuk kam ngelur. Agrotikot e grekeve jane me moshe der 35 dhe akoma qarkullojne dhe nuk ngelin . Ne shqiperi vendi me i varfer ne europe qeveria jone i do me makina te reja se nuk ta kalon ne kontrollin teknik taksa rritet cdo vit,cmimi njelloj si ne greqi ku pensioni me i paket eshte 600 euro ketu 120 euro. Para 4 vjetesh ne greqi nje makine 1400cc taksa 85 euro ne shqiperi 1100cc 87 euro dhe takse progresive KORRUPSION GALOPANT. Pastaj thone pse ikin te rinjte
si ne gerqia e si ketu e ke kupruar gabim tere kete mesele o kokosh greqie
Se harrove 311300 ×50 =17 000 000 euro te vjedhura nga kontrolloret teknik
17M te vjedhura / Vit. Sa ka marre gonxhja nga kto?
Duan te shwsin makinat e reja te Cet Kastratit e kompani. Del ne rruge me makine do shkosh te marresh benzine ose nafte te Ceti,merr autostraden do paguash te Ceti ose shoku tij,do shkosh ne servis te Ceti ose shoku tij,do nfalosh diku te hash do ndalosh te ceti ose shoku tij,ne fund kur Shqiptaret mendojne te ikin nga ky vend i vakive dhe kur duan te marrin avionin duhet te shkojne te Ceti,kjo eshte arsyja qe ikin e nuk kthejne koken mbrapa te mendojne per kthim.Degjojme qeverine qe na flet per bisnesmene te suksesshem,kusb nuk ka sukses kur merr tendera miljardesh nga shteti,kush mud te besoj nje oligark ish shofer qemerrej me kontrabande karburanti do drejtonte Shqiperine.