Banorët e Rinasit sërish në protestë: Do bllokojmë aeroportin, bëjmë 20 km për 100 m rrugë

3 Maj 2022, 10:28Sociale TEMA

Banorët e Rinasit sërish në protestë: Do bllokojmë

Ka nisur dita e dytë e protestës së banorëve të zonës së Rinasit janë për devijimin në rrugën që të dërgon tek Aeroporti i Tiranës. Ata kërcënojnë bllokimin e aeroportit “Nënë Tereza”, nëse rruga nuk hapet.

Protesta erdhi pasi ky aks, që nga 1 maji, u bë vetëm me një sens kalimi dhe solli trafik të rënduar me radhë të gjata automjetesh.

Sipas banorëve, aksi me një kalim, ua ka vështirësuar jetën pasi ndikon drejtpërdrejtë në 260 familje dhe ua zgjat rrugën për të shkuar në shkollë  260 fëmijëve.

Gjatë një prononcimi për mediat, kryeplaku i fshatit Rinas, Sabah Muja, ka dhënë ultimatum që nëse rruga nuk do të hapet deri nesër, “s’do çojmë fëmijët në shkollë dhe do bllokojmë aeroportin ‘Nënë Tereza'”.

Ka qenë Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) i cili ka njoftuar se pas periudhës së COVID-19, është rritur edhe fluksi i fluturimeve, si pasojë edhe qarkullimi i mjeteve, duke sjellë probleme për udhëtarët për të kapur linjat e fluturimeve në orarin e caktuar.

Kështu me qëllim shmangien e vonesave për lëvizjen drejt aeroportit, si dhe rritjen e sigurisë rrugore, është bllokuar për një afat të pacaktuar lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaj.

3 Komente

  1. P
    Patriot

    Ndalojini ose arrestojini keto bllokues e protestues.Kjo eshte dora e Putinit.Cfare pune i prish interesit publik qe keto fshatare te pagdhendur e jashte kohe te bejne pak me shume rruge me makine?Perpara ne kohen e Saliut kishin vec gomare, por sa me shume ti hapen syte ketij pis mileti e te marrin krahun pastaj.ore edhe pronen fundja t'ja marre shteti, se nuk behet qameti per to.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Doda

      Qe te besh 20 km rrug per 100 metra esht e pa falshme , por qe dhe 100 metra te kerkosh te hecesh me makin esht skandaloze , ose ndrroni kryeartikullin nese nuk esht artikulim i sakt .

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nervi

        Vendim absurd i ARSH. Nuk di cila mendje e ndritur ka gjetur nje zgjidhje te tille e cila nuk ndihmon ne trafik. Kthimi nga Rinasi eshte bere nje ferr i vertete. Argumenti x kapjen e orareve te fluturimit eshte jologjik. Rruga e kthimit mbledh gjithe fluksin e mjeteve qe vijne nga veriu qe ka qene gjithmone shume i larte e ka krijuar trafik ne zonen e F. Krujes. Me shpejt vjen nga Europa ne Tirane sesa nga Rinasi ne shtepi. Nderkohe eshte skandaloze qe nuk eshte marre aspak ne konsiderate impakti ne pjesen tjeter te popullsise sidomos te zonave te banuara perreth qe nuk kane rruge alternative e qe protestojne me plot te drejte per dicka thelbesore!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje