Baret dhe restorantet rrezikojnë mbylljen nga mungesa e fuqisë punëtore

8 Maj 2023, 21:20Sociale TEMA

Baret dhe restorantet rrezikojnë mbylljen nga mungesa e fuqisë

Sezoni turistik për këtë vit ka nisur pozitivisht duke marrë në konsideratë dhe shifrat e tremujorit të parë. Ndonëse janë premtuese, nga ana tjetër mungesa e fuqisë punëtore po sjell degradim të bizneseve turistike. Por a do të përballemi me një situatë ku baret dhe restorantet nuk do të zhvillojnë aktivitetin e tyre për shkak të mungesës së punonjësve?

Ariol Greca, ekspert turizmi, shprehet: “Patjetër që po. Duke qenë se mazhoranca e bizneseve shqiptare në fushën e turizmit konstatohen në biznese familjare, të ndërtuar mbi familjet e tyre, kanë zgjedhur që strukturat e hotelerisë, te akomodimit t’i mbajnë të hapur dhe mundohen të funksionojë vetëm akomodimi i tyre, duke i përballuar vetë dhe strukturat e ushqimit dhe pijeve t’i mbyllin. Pasi ka një mungesë shumë të madhe dhe të theksuar të fuqisë punëtore.”

Pavarësisht se sipërmarrësit shqiptarë po mundohen të sjellin fuqi punëtore nga vendet e huaja, por sipas Grecës kjo mbetet momentale dhe me kosto të mëdha.

“Në formatin si Shqipëria operon dhe se si ka operuar deri më sot, unë mendon se është diçka momentale. Nuk mundemi dot, nuk jemi akoma në fazën e përballimit të kostove. Po dalin me kosto shumë të larta dhe po bëhet një eksperiment dhe një mbijetesë nga sipërmarrësit shqiptarë, nga investitorët si e si të ecin përpara.”

Në sektorin e turizmit gjenerata e re nga viti në vit po tregon më pak interes duke sjellë e këto pasoja me të cilat po hasemi momentalisht. Sipas Grecës, ndikimi kryesor vjen si pasojë e punësimit online dhe fitimit të të ardhurave në një afat kohor më të shpejt.(Diamila Leka)

3 Komente

  1. A
    Arbeni

    Po i mbajtën pagat të ulta askush na shqiptarët nuk ju shkon për të punuar për 1000 lek të reja në ditë.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirona

      Nese paga minimale e pa kualifikuar shkon ne 60.000 ose 70.000 leke dhe ajo e kualifikuar ne 90.000 ose 100.000 leke, atehere mund te themi qe po behet dicka. Shtet sherbimesh jemi kthyer duke asgjesuar pothuajse te gjithe industrise prodhuese dhe perpunuese. Pronaret shqiptare jane kaq driteshkurter qe mendojne sot per sot. Ja rezultati. S'keni pare gje akoma.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Thimi Dino

        boooo bo ! Tani po qe do ngrihen ne protesta shqipekaret

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje