Kërkimi shkencor, Shqipëria në fund të Europës – Jemi ndër vendet me më pak punime

8 Maj 2023, 20:40Sociale TEMA

Kërkimi shkencor, Shqipëria në fund të Europës –

Shqipëria është renditur në vend të 112-të në nivel global midis 233 vendeve sipas raportit Scimago Journal (SJR), me 1,023 kërkime shkencore ndërkombëtare dhe renditet e 95-ta sipas H-index, për vitin 2022. Indeksi H llogaritet duke numëruar numrin e botimeve për të cilat një autor është cituar nga autorë të tjerë. Pra, referuar vlerës së vendit tonë mund të themi se një studiues në Shqipëri ka botuar të paktën 95 punime dhe secili është cituar të paktën 95 herë.

Numri i citimeve shkencore për Shqipërinë është 939, duke shënuar një rritje me 94 citime më shumë karahasuar me vitin 2021. Sipas të dhënave të raportit vendi ynë ka regjistruar një përmirësim të lehtë edhe në renditje duke u ngjitur me një pozicion. “Scimago Journal” është një portal i disponueshëm për publikun që përfshin revistat dhe treguesit shkencorë të vendeve të caktuara.

Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria renditet e parafundit duke lënë pas vetëm Malin e Zi i pozicionuar në vend të 127-të mes 233 vendeve në total. Serbia kryeson rajonin sa i përket kërkimit shkëncor, numrit të publikimeve apo citimeve ndërkombëtare. Serbia në këtë indeks renditet në vend të 59-të, pasohet nga Bosnje Hercegovina në vend të 93-të dhe nga Maqedonia e Veriut e pozicionuar në vend të 102 për vitin 2022. Referuar të dhënave sa i përket rajonit të Europës Lindore, Shqipëria renditet mes tre vendeve të fundit bashkë me Malin e Zi dhe Moldavinë.

“Scan Intel” i ka analizuar të dhënat e këtij raporti në 16 treguesit ose fushat që shqyrton për secilin shtet bazuar në 3 dimensionet kryesore të cilat janë: kërkimi, inovacioni dhe shoqëria. Bazuar nga të dhënat, për shkencat Bujqësore dhe Biologjike, Shqipëria renditet në vend të 120-të, për Arte dhe Shkencat Humane renditemi në vend të 90-të me rreth 54 punime shkëncore. Për Biokimi, Gjenetikë dhe Biologji Molekulare renditemi në vend të 114-të me 76 punime gjithsej, ndërkohë që për Biznes, Menaxhim dhe Kontabilitet renditemi në vend të 89-të me 85 kërkime dhe punime shkencore. Për Ixhinieri Kimike dhe Kimi jemi të renditur në vend të 111-të, ndërsa për Shkenca Kompjuterike dhe Sheknca në Vendimmarrje renditemi përkatësisht në vend të 89-të dhe 102.

Nga ana tjetër, për fusha të tjera si Stomatologjia Shqipëria renditet në vend të 73 me 26 kërkime dhe duke lënë pas Bonje Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut. Po të kalojmë nga Shkencat Ekzakte si matematika shohim se renditemi në vend të 99-të me 97 dokumente. Për Shkenca Sociale renditemi në vend të 96-të me rreth 209 dokumente shkencore gjithsej dhe 201 të cituara.

Në nivel global Kina renditet e para dhe pasohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës E treta në renditje ndjek India pasuar nga tre vende europiane si: Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Italia.(Xhorxhina Deda)

5 Komente

  1. Kush e ka shkruar këtë artikull duhet falenderuar me gjithë zemër (pavarësisht ndonjë pasaktësive si në rastin e H—Index ku renditja nuk tregon H-index mesatar për autor). Faleminderit që i kushtoni pak vëmendje arsimit dhe problematikave të tij sot në vend! Nuk besoj që e kuptoni por nëse ka një arsye pse Shqipëria është ende shumë larg nga ku e duam ta kemi, ka vetëm një arsye (nëna e të gjitha arsyeve): ARSIMI! Nxirreni si artikull kryesor ta lexojnë jo vetëm njerëzit sepse pak njerëzve u intereson kjo po ndoshta aksidentalisht ta lexojnë politikëbërësit.

    Përgjigjjuni
    1. Drejtuar politikëbërësve të arsimit: para se të na rrisni rrogat në Universitete (40 të tilla sot në një vend me as 2 milion banorë që jemi ne) duhet urgjentisht të reformohet arkitektura e Universitetit publik. Nuk ka nevojë për 15 universite publike, mjafton një në Tiranë, siç e kemi pasur: Universiteti i Tiranës. Gjithë ajo Serbi dhe ka gjithsej 4 universitete shtetërore, gjithë ajo Greqi dhe ka apo ska 10 të tilla. Ne, sipas mësimeve të profesor Saliut (që Zoti i dhëntë sa më shpejt çfarë meriton! ) kemi 40 të tilla dhe mund të kishim më shumë nëse nuk do mbylleshin disa ne 2014en...

      Përgjigjjuni
      1. U
        Universi shpresa ime

        Ju mun ta kŕhasoniShqiprin vetem me Afriken. Zimbabue , Urundi BURUNDI, TANZANIA . CONGO Sierra Leone, Uganda .... As me Moldavin nuk krahasohemi dot. Turp . 80 vjet të udhëhequr nga kërmat komuniste.

        Përgjigjjuni
        1. Është koha që atë që ua kemi kërkuar prej vitesh në departamente në UT të bëhet realitet, të kemi vetëm një Universitet të Tiranës që përmbledh gjithë spektrin e dijeve, të forcohen strukturat akademike dhe të zvogëlohen në minimumin e mundshëm administratat gjakpirëse të shpërndara si kancer në shpinën e fakulteteve dhe instituteve, të reduktohet në maksimum burokracia, të forcohen filtrat e pranimit si për studentët ashtu edhe për rekrutimin e stafit të ri akademik, të vendoset një matës i drejtë performance për pedagogët, të përcaktohen degët prioritare dhe të reduktohen në maksimum kuotat e turpit si Infermieria që marrin studentë në shpinë të degëve si Fizika, Kimia, Matematika dhe Inxhinieritë të cilat duhet të jenë prioritete para të gjithave, pagesa e një profesori inxhinierie ose mjekësie nuk mund të jetë e barabartë me pagesën e një profesori sociologjie (meqenëse ju pëlqen modeli anglosakson zbatojeni këtë model edhe në këtë pikë)... dhe shumë kërkesa të tjera.... por që të gjitha janë kot nëse nuk bashkohen fillimisht të gjitha universitetet sakate publike të Tiranës në një Universitet dhe rrethet të jenë filiale të Tij me 2 a 3 degë që kanë qenë traditë në ato lokacione...

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sufllaqja me qepe

            Po pse budallenj jane shqiptaret? Me shkence ecet perpara ne Shqiperi apo me parti, kafe, spiunlliqe dhe piktura?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje