
Materialet për mbulimin e velës, pjesës më të rëndësishme dhe sfiduese për realizimin e projektit të Velierës në Durrës kanë mbërritur këtë fillim jave.
Të ardhura nga Italia, materialet e posaçme do të veshin strukturën metalike të velës. Procesi konsiderohet mjaft delikat dhe parashikohet të zgjasë rreth dy muaj, pas nisjes së punimeve. Projekti i Velierës për rregullimin e sheshit para portit të Durrësit dhe përbri Torrës Veneciane u realizua në vitin 2016 nga një studio shqiptare dhe një studio italiane arkitekture.
Punimet për rigjallërimin e këtij sheshi u shoqëruan nga debate të shumta dhe kohët e fundit punimet nga dy firmat realizuese të projektit ishin ndërprerë. Mbërritja e këtyre materialeve i hap dritën jeshile vazhdimësisë për përfundimin e projektit që synon të ofrojë një shesh të ri publik për qytetin dhe vizitorët e tij.
Tenda e madhe prej guri e konceptuar si një velë do të krijojë hije dhe mbrojtje për sheshin poshtë saj ku parashikohet të organizohen edhe shfaqje të ndryshme në ambient të hapur, po njëkohësisht të mbuluar.
Betoni ne vere ka per ti pjekur njerezit poshte Velieres.
e katandisen Durresin e bukur mos me keq. Prishja e " Sperances" te krijuar nga arkitektet e medhenj Italian me shetitoren e qytetit ...duke vendosur mbi vendin arkiologjik tek Torre , nje grumbull hekurash te ndryshkur qe mbulojne qiellin dhe pamjen e detit dy bukurite natyrore qe i ka fal Zoti Durresit dhe qe ja mori dora e djallit... thone qe djalli eshte i shkurter por demin e ben te madh.....
Shhh Ora...lene se ësht bo me zi se ne koh te Enverit me kta patronazhistet... Ruhu e mos i jep sh gojes
Uroj qe nje dite te paguajne te gjithe ata qe e katandisen kete qytet te bukur ne nje pirg betoni te shemtuar, nuk ka asgje moderne pervec nje pislleku mbytes, durresi ka histori mijera vjecare , ku ka nevoje te zbulohen e jo te mbulohen duke ngritur pallate ne vende arkeologjike
Ne cdo vend te evropes dhe botes tjeter ,kush nderton ne vende antike denohet direkt me burg pik
Kanceri i nje qyteti antik, sa turp................