Bashkia Fushë-Arrëz shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura të dëborës

20 Janar 2024, 14:20Sociale TEMA

Bashkia Fushë-Arrëz shpall gjendjen e jashtëzakonshme për

Bashkia Fushë-Arrëz ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Kryebashkiaku Hil Curri deklaroi se Ekipi i Emergjencave Civile të bashkisë po punon me të gjithë sektorët për përballimin e situatës.

“Bashkia Fushë-Arrëz ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të denduara të bores! Ekipi i Emergjencave Civile të bashkisë po punon me të gjithë sektorët për përballimin e situatës. Bashkia Fushë-Arrëz do të bej të pamunderen për të ju gjendur pranë banoreve me të gjithëve Njësitë Administrative, Iballe, Blerim, Fierze, Qafë-Mali. Po koordinojmë punen me Emergjencat Civile Kombetare për të përballuar situatën”, shkruan Curri në Facebook. 

Shqipëria është përfshirë nga moti i keq këtë të shtunë. Shumë akse rrugore janë të kalueshme vetëm me zinxhirë, ndërkaq një pjesë tjetër janë bllokur.

Në verilindje, kryesisht në Lezhë, ka ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.

1 Komente

  1. T
    Tarrasi

    Po cfare gjendje e jashtzakonshme me 10 cm bore , kjo tregon qarte se bashkia e nongrates don te perfitoje nga fatkeqesia natyrore .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje