Ben Blushi pas garës së shpejtësisë: Në Shqipëri më gjobitën, në Kosovë i gënjeva me dy libra. Ecja shpejt dhe qeshja

25 Nëntor 2023, 10:44Sociale TEMA
Ben Blushi pas garës së shpejtësisë: Në Shqipëri

Ben Blushi, që u ndalua duke udhëtuar me gati 150 km në orë, ka komentuar në FB me krenari, këtë ngjarje.

Ai thotë se e ndaluan edhe në Kosovë, po aty nuk e gjobitën, se i gënjeu policët me dy libra.

“Sot shkova në Prishtinë. Kalova Kukësin. Më ndalon policia. Maste shpejtësinë. Me radar. Isha me 144 km në orë. Shpejtësia e lejuar ishte 60 km. Më vunë gjobë. 300 mijë lekë. Të vjetra.

Pse kaq shumë? Ne vëmë shumë gjoba. Sa shumë. I vumë dhe atij. Kujt? Baton Haxhiut. Sa i vutë? 40 mijë. Të vjetra. Pse kaq pak? Na erdhi keq. Mora fletën e gjobës. U futa në makinë. Filloi shiu. U nisa.

Kalova Prizrenin. Më ndalojnë prapë. Policia e Kosovës. Kishin radar. Isha me 129 km në orë. Lejohej 110. Polici afrohet. Hapa xhamin. Më kërkoi patentën. Ia dhashë. Shkoi te makina e tij. Policja tjetër ishte bjonde. 

Verifikuan patentën time. U kthye te unë. Më tha. Më jep një libër. Dola nga makina. Hapa bagazhin. Mora dy libra. Romanin "KOMPLOTI". Nënshkrova dy autografe. Një për policin. Tjetrën për policen. Frynte erë. Rregullova flokët. U nisa.

Arrita në Prishtinë. Kisha 300 mijë lekë më pak. Asnjë libër. Mbarova punë. U ula për drekë. Hëngra dy supa. Me perime. Ishin të nxehta. U ktheva. Nuk frynte më erë. Nuk binte shi. Nuk kishte polici. Eca shpejt. Asnjë gjobë. Arrita në Tiranë. Qesha shumë”.

29 Komente

  1. s
    sapa

    Oh qenka bere shtet !

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beni s'ecen vete

      Te gjithe shqiptaret qe kane pasur te bejne me Policine e Kosoves e dine shume mire se jane shume me profesional se krimilicet e rilindjes. Ti ben shkruan perralla te bukura shqiptaret jetojne ne mizerjen e simotrave te tua.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tani

      Iku dhe nje Ben tjeter per lesh pas Ben Ametajt dhe Ben Dervishit paska lajthitur dhe ky te shohim kush ben e ka radhen tani.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Blendi Fevziu FANTOMASI

        O Tema, Na hapet barkun me idiotizmat e ketij K...e Kandarit! Nuk na treguat edhe nese pshurri dhe dhj...u gjate vizites ne Kosove. TURP!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. E
          Edi

          Nuk e di me ke qeshur, ndoshta të kanë bere mire/keq supat, nxjerr zbuluar dy oficere që të respektuan dhe gezohesh që thyen ligjin me gjoba romantike. Sikur të ishe figure publike. Dhe pastaj pyesim pse harbohen të rinjte... .

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arlind

            Nese do te te kishin hequr patenten do kishim nje pordhac me pak ne rruge.

            Përgjigjjuni
            1. r
              rrace e keqe

              eh more legen,dhe prit qe te behet Shqiperia me keta lloj qe mbahen edhe te mencem

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kaqë

                Langaraq

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Poseidon

                  JE ME TEPER SE EUFORIK ! !!!!! TIP KOQJE ME NJE FJALE.....KUR VRITESH VETE BEN DEM ,POR SIKUR TE VRASESH NJERI TJERET CFARE NDODH O GOMAR!!!!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Ton

                    Trap....kaq je ti...por ai produktion je...ktu ku jam une do perfundoje 6 muaj ke psikologu ke leket e tua

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Davidi

                      Ne Kosove perdorin ende leter gazete apo librash, per te fshire bythen.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shqiptari

                        Bravo Blushi per modelin qe jep. Nuk besoj se je bere garip ne kete moshe po duket qe ke shkare nga trute.

                        Përgjigjjuni
                        1. X
                          Xha Thomai

                          Po ku je o Heminguej i shqiptareve? O artisti nomad! Te te pershendes dhe une me nje fragment proze o B(i)lush: U zgjova! Ishte dite! S’ishte nate! Shkova ne hale! I futa nje sh…! Lava syte! Hengra buke! Shkova ne pune!….. Ore, vetem nje pyetje kam per ty: a seriozisht te duket vetja koke e madhe qe kerkon vazhdimisht vemendje?! Mburresh edhe qe shkel rrrgullat! Palo burre!

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Abazi

                            Nuk na the kush e ka fajin ti apo polica.Keq me burre e keq pa burre,me mire te mos martohesh kurre thote populli.Ne kohe je,propozo te hiqet fare policia rrugore.

                            Përgjigjjuni
                            1. W
                              Whitesnake

                              Qe l te ikesh per kesh nje vend te mire ne Sharre (mos e paç kurre per kete arsye e shume te tjera) jepi qe sot nja tri libra pergjegjesit te varrezave atje.

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kristi

                                Ky vertet qe eshte idiot, i djallezuar dhe, me e keqja, i pelqen vetja.

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Lani

                                  Sa keq!!!! Sa i varfër je!!! ( në mendime).

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Blush palla

                                    po normal o palle trapi qe do marresh gjobe! cfare pret, te te falin se je shkrimtar? apo se je erudit? apo se je ish politikan? Apo do te marren ndokend ne qafe ne aksident! te shkosh ne burg si legen, e ta kuptosh fiks c'eshte othello arapi!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. p
                                      popull

                                      Tallesh me policet qe te respektuan. Heren e trete ne djall shkofsh!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Erions

                                        …. dhe cili eshte morali i fabules? Ose me e detajuar… c’fare mesazhi i percjell lexuesit ose brezit te ri?!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Traktori

                                          Ej miq injorojeni kete shkerdhaten e kombit,kjo per ata qe nuk e njohin.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Te fut ujë nga të gjitha cepat

                                            Iku edhe nje tjeter per lesh, te fala Evës( debiles se Qemal Stafës! Më thuaj me kë martohesh, të them se cili je!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Logjika

                                              Metamorfoza e Budallait, apo mos e pyet se te tregon vet. Ben deshtaku, qe shtirret intelektual, paguhet si mbret, ndersa sillet si trap.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. E
                                                Esat

                                                Gomar burrë. Sikur të kish vrarë njeri me makinë, kështu me mendjemadhësi do fliste

                                                Përgjigjjuni
                                                1. E
                                                  Esat

                                                  Gomar burrë. Po sikur te kishte vrarë njeri me makinë, kështu me mendjemadhësi do fliste? Pa përgjegjësi, pa turp, shqiptar tipik jo civil dhe i papërgjegjshëm.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. Z
                                                    Zot fali !

                                                    Na iku dhe Bushi per lesh .

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. B
                                                      Boli

                                                      Neqoftese te te ndodhte te ndalonin ne Itali patente do ta humbje dhe te pakten per 2 vite te mira s'do te kishe te drejte te drejtoje makine spese nese e tejkalon limitin e shpejtesise me mbi 40 km/ore keto jane pasojat, Pra do te te thonin parlo mjetin che na jep celesat che patente, plus gjoba me 4 shifra.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. e
                                                        emigranti

                                                        Adoleshent i vonuar dhe delirant.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. N
                                                          Na mbyti injoranca

                                                          Mirë ky se ka rrjedhur por dhe kto gazetarët nuk kanë me çfarë të shkruajnë dhe merren me po.... e Blushit

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje