Bregdeti, preferencë e qytetarëve të Kosovës edhe në shtator

21 Shtator 2025, 09:30Sociale TEMA
Bregdeti, preferencë e qytetarëve të Kosovës edhe në

Është dhjetëditëshi i fundit i shtatorit, por temperaturat e larta po favorizojnë ende qytetarët e Kosovës për të kaluar fundjavën në bregdet, madje edhe për pushime më të gjata.

Në pikën kufitare të Morinës janë të shumtë qytetarët e Kosovës që po udhëtojnë drejt Shqipërisë. 

Një qytetar u shpreh për RTSH-në, se “Po vij nga Mitrovica dhe zgjodha Tiranën për të pushuar.”

“Kam ardhur për të pushuar sërish në Shëngjin, koha është e favorshme,” tha një tjetër.

“Jemi 10 persona dhe kemi dalë për të shëtitur. Është koha e bregdetit dhe kemi vendosur të vizitojmë edhe disa vende historike,” u shpreh një qytetar tjetër që kaloi pikën kufitare të Morinit.

Policia kufitare operon me procedurën e thjeshtësuar të kalimit të kufirit për të gjitha automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës një procedurë që, përveç sezonit turistik, zgjat për një periudhë 9-mujore.

Sipas të dhënave të policisë kufitare, numri i automjeteve që kanë kaluar kufirin drejt Shqipërisë është rreth 4,100, me afro 7,200 qytetarë. Pothuajse e njëjta shifër është regjistruar edhe nga Shqipëria drejt Kosovës.

2 Komente

  1. L
    LVV duhet te shpallet nongrata nga Shqiperia

    Trullanat e LVV e lajne bythen ne det derisa Serbia ta merr Kosoven. Pastaj te lahen ne Danub po u lejuan.

    Përgjigjjuni
    1. i
      ish VV, Zdravo Adio

      Me veprimet e fëlliqet që i bëjnë kreu u pushtetarëve Kurti dhe Osmanka e VV dhe analfabetet funksional kundër kombit dhe shteti të Shqipërisë dhe Kosovës nuk lanë as det e Oqean. Me sa duke nga propaganda e tyre ata lahen në kanalizimet ujerave të zeza të Beogradit dhe Moskës.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje