
Ekspertët e mjedisit kanë ngritur alarmin për qytetin e Korçës, që rezulton të jetë më i ndoturi në Shqipëri. Shkaqet kryesore lidhen me lëndën drusore që përdoret për ngrohje, por edhe gazrat që lëshojnë automjetet.
“Gjatë sezonit të dimrit Korça është qyteti më i ndotur në Shqipëri e një nga qytetet më të ndotur të Ballkanit. Sipas matjeve të kryera nga ekspertët e mjedisit rezulton se Korça është 25 herë më e ndotur nga norma e lejuar nga OBSH dhe Bashkimi Europian”, deklaroi korrespondenti i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi.
Elvis Çela, i cili është ekspert mjedisi është duke matur ajrin e Korçës në një periudhë afatgjatë.
Sipas matjeve të kryera me metoda të ndryshme, gjatë dimrit ajri i Korçës është tërësisht i dëmshëm për shëndetin e njerëzve.
“Në periudhën e dimrit na ka rezultuar që Korça është qyteti më i ndotur në Shqipëri. Qyteti më i ndotur në Shqipëri sipas parametrave dhe indeksit të cilësisë së ajrit rezulton bashkia e Korçës. Kemi kryer matjen me mjete të lëvizshme por edhe të instaluara, paisje që janë të lidhura nga gjithë qytetarët”, tha Çela.
Eksperti Çela zbuloi se çfarë e shkakton këtë ndotje duke thënë: “Faktori kryesor në periudhën e dimrit është djegia e druve të zjarrit masivisht nga familjarët, është qyteti me përdorimin e druve të zjarrit në përqindje shumë të lartë cka reflekton në treguesit e cilësisë së ajrit. Trafiku i rënduar në akset kryesore, infrastruktura urbane që jo në gjithë qytetin është brenda standardeve “.
Sipas tij kjo ndotje shkakton dëme në shendetin e popullatës.
“Ndotja e cilësisë së ajrit ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e qytetarëve, veçanërisht në problemet e shëndetit mendor por edhe sëmundje të brendshme. Një pjesë e mjekëve kanë ngritur alarmin pasi shikojmë numrin e rritjes së virozave apo zgjatjeve përtej normales, cka e gjitha reflekton një ndotje të lartë e cila impakton shëndetin e qytetarëve”, vijoi ai.
Disa muaj më parë kryeministri Rama paralajmëroi se qyteti i Korçës do të përfshihet në projektin e gazifikimit, me mbështetjen e qeverisë së Azerbajxhanit, çka pritet të ndikojë pozitivisht për ajrin dhe ekonominë korçare.
Ka me Qytet me Smog me te madhe se Tirana jo ne Shqiperi por edhe me tej or tej ! Korca thot . Korca mundet te ket mjergull hahah jo ndotje . Sa makina qarkullojne ne Korc sa CO2 leshohet ne Atmosfere dhe sa ne Tirane . Beni njiher Statistikat .Shkoni ke Policia e merrni info-t e duhura ne rregjistrat e makinave te regjistruara ne qarkullim , llogarisni sa % CO2-shi cliron ne dite nji Makine se kjo ndoshta ju con ne te dhena me te qarta mbi ndotjen
Korcen e ndot Dardha. Sa te jete Koli Pacili dhe i biri ne Dardhe, Korca do kete dru ahu per tu djegur me bollek. Shkoni shikoni cfare i kane bere Biglles dhe Suareve Koli Pacili me djalin e tij dhe me bekimin e kryeplakut Julian Mekolli. Ikin kamionet me dru nga Dardha dhe te gjithe bejne sikur nuk kane pare dhe degjuar gje.
Mos u merzit Koli Pacili , tani qe vune satelitet ne pune nuk do kete me as prerje te druve as ndertime pa leje. Cdo gje do te jete nen kontroll. Keshtu ka thene I madhi, i cili dallohet per mbajtjen e fjales.