
Në pikën më të lartë të qytetit të Durrësit, në majën e kodrës mbi Kala, qëndron prej gati 90 vjetësh një godinë e madhe që durrsakët i thonë Vila e Zogut.
Historia e vilës mbretërore nis në vitin e largët 1925, por sipas studiuesit Dorian Hatibi origjina e saj mbetet mister.
“Ka një origjinë pak a shumë misterioze, sepse kemi shumë pak dokumente që na dëshmojnë origjinën e vilës”, thotë studiuesi Dorian Hatibi.
Godina ka qenë dikur vila rezidenciale që ka pritur figura të rëndësishme botërore.
“Vila nuk do të përdorej për shumë kohë nga mbreti Zog, pasi qyteti i Durrësit do të pushtohej nga italianët dhe gjatë kohës së luftës së dytë botërore Vila përdoret nga oficerët e lartë gjermanë si rezidencë. Është shumë interesante të kujtojmë se në këtë vilë ka qëndruar gjatë vizitës së tij në Shqipëri Nikita Hrushov, princi i Kamboxhias bashkë me princeshën e tij dhe në vitin 1993 ish-presidenti i SHBA-ve, Jimmy Carter”, tregon studiuesi.
Pas kësaj epoke të lavdishme, viti 97’ ishte koha kur vila nisi të degradohej. Sot ajo qëndron e kyçur.
“Unë mendoj që këtu duhet të bëhet aktor i fuqishëm bashkia, në rastin më të mirë, ose pushteti qendror, sepse sado që të investohet privati, çfarëdolloj privati qoftë, qoftë bankë apo individ, në çdo rast do ta kenë të vështirë që t’i japin atë sharm që vila ka pasur”, thotë arkitekti Indrit Hamiti.
Ai apelon që kjo godinë të përfshihet në programet për rikuperimin e trashëgimisë kulturore në Durrës.
“Tërmeti shërbeu në njëfarë mënyre edhe si një incentivues për lobimin dhe sjelljen e fondeve për rikuperimin e trashëgimisë kulturore në Durrës. Në këtë sens do të bëja apel që Vila e Zogut të bëhej pjesë e këtyre programeve”, shprehet studiuesi Hamiti.
Nuk arij te kuptoj se me cfar merren kto Ministrite e qeverrise Rama gjithe kto Vite . Po si nuk ben dicka te hajrit more ! A thu s'e dine qe ka nji Vile te tille ne Durres dhe se duhet ta Restaurojne dhe japin shkelqimin e humbur nga indiferenca e shtetit ,nga harresa e mos vullneti i mire per ti afruar gjithmone dicka te buur vendit ? Apo kushedi kush e ka vene ne rreth nga Ambasadoret e huaj ate ndertese ? Nqs ku qendron asryeja qe Ministria e le ne harrese ? Po z.KM qe eshte edhe i pasionuar mbas Monumenteve dhe Historise perse nuk nderhyn ? Ajo mundet shume mire te restaurohet e zbukuruar dhe shfrytezuar ne shume variante ,perse fle qeverria !
Ne pronesi te kujt eshte vila? Shteti mund ta bleje dhe ta ktheje ne muzeum.
Pse te quhet Vila e Zogut?! Sepse ate e ndertoi shteti shqiptar per Ahmet Zogun kur ishte mbret; ai doli ne pension si mbret dhe vila nuk eshtye ne sherbim te tij. Ai nuk e trashegoi vilen nga familja e vet.
rrafshojeni me gjithe Bujar Kapexhiun.
"Vila e Zogut" eshte nje ndertese qe di se eshte ndertuar me kredi nga bankat italiane.... Pronesia e saj eshte disi e mjegullt. Z. Artan Lame ka nje informacion me te plote dhe me te sakte te historise se ndertimit te saj. Gjithsesi ne vitin 1997 shqiptaret iu "perveshen" mire, e plaçkiten sa nuk mbeti gje ne kembe! Me pas i eshte dhene familjes se mbretit Zog. Bile me pare, rreth 2010-2011, ne ate vile beheshin ndertime dhe flitej se pasardhesi i saj donte ta bente nje disko, gje qe mbetet per t'u verifikuar.... Por studiuesi qe ben shkrimin ka mangesi ne informacion si per te shkuaren ashtu edhe per te sotmen... dua te shtoj se ne shqiptaret nuk kemi pse paguajme per ata qe eshte prone private...
Fjala , Zot na ruaj nga te cmendurit Talebanet !!!!!!!!!!!!!!!!! Si mundet te shkoshe e besh mendime te tilla ? Diku ne Gjermani do ishe arrestuar per nji krim te tille qe i ben Pasurise Arkitektures se vendit dhe Qytetarimit te Botes . Turp te kesh ,,
Ky studiuesi Hamiti qenka kompetent. Nuk di asgje per origjinen e viles ,nuk thote asgje per ndonje lidhje te viles me kulturen. Por ama e di mire se kush ka kaluar naten aty. Besoj se vila i plotesoka te gjitha kriteret per te qene monument kulture, pra te mirembahet me parate e taksapaguesve.
Ajo vile duhet te jete monument kulture,se eshte nje ndertese me nje arkitektur te rralle. Perveç kesaj,ajo eshte vile e mbretit te shqipetareve,i mire apo i keq eshte ai, nuk ka rendesi.Duhet investuar dhe te rregullohet.
Cili eshte pronari I viles qe duhet restauruar nga shteti?
Në fakt jo pa qellim lihet ne këtë gjendje... Ka shumë kohë që bëhen përpjekje për t'ja kthyer pinjollëve të Zogut. Që në fakt nuk ka qenë e tij personale por e shtetit Shqiptar, bërë me kredi të marr po nga Shteti Shqiptar i asaj kohe... Si duket edhe këta ustallarët e tanishëm janë duke parë ndonjë plan të tillë për rikthimin. Po të kishte zgjatur dhe pak Saleh-u me Liken ja dhanë atij djalit të Lekës (që unë nuk e kuptoj pse e quani princ, kur Zogu pothuajse u vetëshpall mbret, për më tepër nuk u përcaktua si mbretëri e trashëgueshme, madje dhe e braktisi mbretërinë tij, duke vjedhur sa mundi, mos harroni dhe Shën Naumin, Plavën dhe Gucinë që jua fali Karagjeorgjeviçëve se i kishte të babës, I kishte sjellë nga Burgajeti) Dhe siç ndodh rëndom ne keto raste në Shqipëri ose i lenë të degradohen godinat me dashje ose edhe i sabotojnë me qellim tjetërsimin më të lehtë të tyre... Po i kthyehet Lekës junior këtë... Kthejini edhe familjes se Enverit shtëpitë e pushimit, po ashtu Mehmetit, dhe Hysniut... Se unë për vete jam me Konicën. Shqipëri......
Ore nuk esht mo vila Zogut qe nga dita qe zogu kurves mbushi tre makina me floririn shqiptar dhe iku si cub per gjith naten ne greqi bashk me nje tuf bandita , zogu duhet te kthej paran e vjedhur , se ka mar flori nga thesari shtetit per esap te vet me shum se Anglia nga lufta dyt botrore , akoma vila zogut i therrisni o hajduta , se dhe ju pisa qe ja dedikoni hajdutit me hajdut se ai jeni , zaten prandaj e mbani bust ne shesh se zogu esht figura ku identifikohen te ter tradhtaret dhe hajdutet shqiptar sot .
Arkitektet Fashiste te Ducce-s e ndertuan ne rrespekt te Shqiperise . Vile s'ka te bej fare me Zogun dhe nuk u nderrtua fare per ate por si nji Vile per Regentin Italian ne Durazio. U quajt me vone "Vila e zogut" sepse u ble nga Sharlatani Mbret nga Italianet . Mir osht te rinovohet nga Shteti ti vendosen parmake anes shkalleve si ka pasur edhe ne Projektin e pare dhe mundet te perdoret si nji Testorant Hotel Internacional i quajtur Hoteli Durazzio etj
Zogu ka pas disa vila, si dikush ka sot disa shtepi. Te gjitha nuk kane vlera historike. Eshte zgjedhur vetem njera, pallati ne tirane e cila terheq vizitore.
Shtet koti. I pafuqishem te mbroje dhe restauroje ato ngrehina apo gjysem ngrehina qe kane nje lidhje historike me kete vend. Vila e Zogut ne Durres mund ti nxjerre leket e veta per bukuri nese ky shtet ka tru. Mund te behen pritje te niveleve te ndryshme, ekspozime te ndryshme te nje niveli te larte. Mund te sherbeje ne periudha te caktuara edhe si hotel i vecante por me cmime shume te larta qe te mos shkoje kushdo. Shume evente mund te behen perkundrejt pageses.
Tirana ke shume te drejte . Shteti mundet aty te perdori poer Evente Nderkombetare per te Promovuar psjh Turizmin ,si nji godine qe mundet te jepet edhe me qira nga Investore ,nga te Huaj qe duan te promovojne ose prezantojne X mall -Panaire Vere mbas veres etj etj pra Mundesite jane te pafundeme mirpo ne aze shtet s'ka Menagere Vizionare ,nuk ka Vizion te jen Eficente dhe te shfrytezoshe gjithcka ka kjo Shqiperi Perll gjithcka kerkon Koke dhe Menaxhim dhe Fitimet jane kolosale per Shtetin e rritet mireqenja vetem nqs shteti eshte ne gjitcka cdo Resurse te ktij vendi Eficiant .Nqs nuk mendoj si Shtet Eficent do rrishe e bosh llogje Kavaje me plehrat e shpelles dhe TV .
Ata që pretendojnë se janë mbretër nuk u kthyen se i digjet pët Shqipërinë .Ata u kthyen për të marë pronat.Tta restaurojë shteti thonë.Po të jetë pronë e shtetit edhe mundet por po të jetë e plerave të mbretërisë që ropën një popull të tërë të lyhet me benzinë dhe ti vihet zjari.Ajo ska asnjë vlerë sepse ka sot ndërtesaqë të lënë pa mënd...