
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shqipëria dhe disa vende tjera të rajonit të Ballkanit do të jenë përfituese të ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe vende të tjera aleate dhe partnere.
Të hënën, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, njoftuan se nga 713 milionë dollarë ndihma ushtarake, rreth 322 milionë janë caktuar për vetë Ukrainën, ndërsa 400 milionë dollarë financime të reja ushtarake të huaja janë caktuar për 15 vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Lindore, si edhe në Ballkan.
Zëdhënësi i tha Zërit të Amerikës se me këtë shumë do të ndihmohen aleatët e NATO-s të përmbushin rezervat e tyre të prekura nga dhurimet për Ukrainën.
Mbështetja prej më shumë se 322 milionë dollarësh për Ukrainën dhe do të rrisë më tej aftësinë e saj për të mbrojtur veten në luftën e vazhdueshme me Rusinë. Ky investim do të ofrojë mbështetje për një gamë të gjerë mundësish për Ukrainën, duke përfshirë sistemet e armëve standarde të prodhuara jashtë aleancës së NATO-s, të ndihmojë Forcat e Armatosura të Ukrainës të kalojnë në sistemet e NATO-s me rreze të gjatë veprimi, si artileria dhe të mbështesin aftësitë e mbrojtjes ajrore.
Gjeorgjia, tha zëdhënësi, gjithashtu do të marrë 35 milionë dollarë fonde për pajisej përfshire një sistem të përparuar të të dhënave taktike të artilerisë në terren dhe mundësi për mbrojtjen kibernetike.
Pjesa e mbetur e paketës prej 713 milionë dollarësh, do të ofrojë artikuj mbrojtjeje, trajnime dhe shërbime për rajonin Evropian ku përfshihen Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Estonia, Letonia, Lituania, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Sllovenia. Nga kjo shumë do të do të përfitojë edhe Republika Çeke dhe do të sigurohet mbështetje shtesë për Bosnjën e Hercegovinën nën Fondin Kundër Ndikimit Rus.
Kto ndihma që jep Amerika janë talle bolesh me vendet e evropës. SHBA po e kthen Evropën në pazar armatimesh pasi e ka tmerruar nga gjoja pushtimi Rus. Janë SHBA dhe lobet e armëve që kanë përkrahur ekstremistët dhe neonazistët ukrainas në mënyrë që Rusia të reagonte në këtë mënyrë. Rusisë nuk ju la alternativë tjetër dhe këto po e paguan Ukraina dhe do e paguaj mbarë Evropa që do e pësojë rëndë nga sanksionet që ka ndërmarrë vetë kundër Rusisë. I fituar në këtë mes është imperializmi Amerikan që po dobëson pozitat politike dhe ekonomike të Evropës dhe Rusisë. Shqipëria edhe pse antare e NATO-s nuk ka përfituar pothuaj asgjë përveç ca thërrimeve ndërkohë që Ushtrisë Popullore që i trembeshin fqinjët dhe biles edhe përtej Adriatikut si ka mbetur as nami as nishani si pasoj e politikës kriminale dhe antikombëtare të këtyre 30 viteve.
Genti e Xhoxhi,,,, keme shume se te drejte ,,,keni ven Pikat mbi i . Kjo eshte e verteta e Politikes Amerikane .Mbasi e shkerdheu Shqiperine dhe e zhveshi lakuriq nga cdo lloj Industrie dhe e c'armatosi dhe la si afrikanet e xhungles , po bo gjasme na mashtron ,dmth , po i vesh tani Tanga "armembajtese "
Vetëm armë na jep Amerika ka 30 vjet dhe asnjë investim tjetër të punojnë njerzit.Përse dërgon armë?Me kë do luftojë Shqipëria?Flasin për paqen dhe shesin armë.Po kështu me llotarinë po ikin gjithë shqiptarët dhe punojnë për Amerikën.Të gjithë thëresin roftë Amerika por sikur nuk shkon sepse njerzit duhet të jetojnë në Shqipëri.Po kështu edhe B-E nuk investon në Shqipëri por lejon njerzit të punojnë punët e vështira nëpër europë.Amerika dhe B-E asnjë investim skanë bërë vetëm japin para me kredi të bëhen rrugë,kanale për ujrat e zeza ujësjellsa që nuk japin prodhim por rjepin qytetarët.
Genti dhe Xhorxhi - cfare shkolle keni mbaruar , qe i jepni te drejte vetes te beni analiza investimesh? Shkolle shqiptare besoj, apo shkolle te huaj?!
CAMI DUKET SIKUR I KA SHKRUAR SALEH PLEHU KETO KOMENTET ME LART.
Gent komunisti flet si ne kohen e merhumit. Imperializmi amerikan thote dhe kerkon leke, si merrte nga kina . Shqiperia eshte bere vend i sigurt dhe i respektuar fale politikes amerikane. Kosova shtet, fale amerikes. Ti kerkon qe amerika te na japi leke dhe shqiptaret te mos punojne, te merren me llafe. Amerika nuk jep leke. Ajo te ndihmon te besh shtet, te mbron te mos sulmoje kush, te vine e te investoje gjithe bota, te behesh anetare e NATO-s dhe gjithe organizmave nderkbetare. Pra te ngrihesh si vend demokratik dhe te mos rrezohesh si me 1990.