Dita e Lirisë së Shtypit, Yuri Kim: Një shtyp i lirë dhe i pavarur është thelbësor për demokracinë

3 Maj 2023, 10:58Sociale TEMA

Dita e Lirisë së Shtypit, Yuri Kim: Një shtyp i lirë dhe i

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me gazetarët në Ditën Botërore të Lirisë së Medias.

Gajtë takimit ambasadorja theksoi se një shtyp i lirë dhe i pavarur është thelbësor për demokracinë.

“Shpresoj se nuk do ta nënvlerësoni kurrë rëndësinë e asaj që po bëni. Shpresoj se do të vazhdoni të bëni atë që po bëni”, u tha gazetarëve ambasadorja Kim.

“Për të shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasadorja Yuri Kim priti një grup gazetarësh dhe përfaqësues OJQ-sh që punojnë për çështjet e medias në Shqipëri. Ajo theksoi se një shtyp i lirë dhe i pavarur është thelbësor për demokracinë dhe se është e rëndësishme që gazetarët të bëjnë pyetje të vështira. Ajo i nxiti që t’i përcjellin brezit të ri të gazetarëve mësimet që kanë marrë për të qenë të fortë dhe të guximshëm.

“Shpresoj se nuk do ta nënvlerësoni kurrë rëndësinë e asaj që po bëni. Shpresoj se do të vazhdoni të bëni atë që po bëni”, u tha gazetarëve ambasadorja Kim. Pjesëmarrësit diskutuan sfidat me të cilat përballen, duke përfshirë mungesën e qasjes në informacion, pasigurinë në punë dhe mungesën e transparencës financiare nga institucionet publike dhe organizatat mediatike” shkruan ambasada e SHBA në Tiranë për takimin.

5 Komente

  1. K
    Kta jane Kazani i Plehrave te Shqiperise

    Perjashto nga ajo foto z.Ambasadore Kim ,te gjithe jane Plehra Toksike te Medies Shqiptare te financuar nga Qarqe AntiShqiptare ne dem te ktij vendi .

    Përgjigjjuni
    1. I
      Idrizi

      Paska ftuar nje pjese te vogel te kazanit.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Ndini nga bregu

        Si ka mundsi qe nuk o pronari i vetem i shpk unioni gazetarve Aleksandr Cipa qe kcen sa ne nji televizion tek tjetri si analist kazanxhi a thu ska tjere e tash ban analistin e pagum nga kinezt.Nuk e besoni ne une nuk e besojsha kur ma thojshin se ky bo si patriot i modh gili vili. Kur e pash sot tek radio kineze ne gjuhn shqipe https://albanian.cri.cn/.../ARTI0E8AlJqxrYReqvyzvRqU23042... qe i bote fresk Xi Ji Ping nuk po u besojsha syve. Ky osh legen me te gjith bohet. Do boj ne unionin e gazetarve kinez tash sa duket ndaj se ka ftu amerikonia Yuri Kim. hahahahahahahhahah. Tamom kazon, ja ka gjet fiks Ed Rama. Si kiu fiu o bo ky Sandro.

        Përgjigjjuni
        1. b
          bimi

          po jo mo se mungoka edhe Klodi Lala o buri i dheut cne keshtu? mbase kane patur frike se ajo po filloj te flase nuk di te ndaloje...

          Përgjigjjuni
          1. f
            fteri

            JURI KiM !...AMBASADORJA MË BRILANTE E AMERIKËS NË SHQIPËRI ,REKORD MIQËSIE E SINQERITETI PËRGJAT 34 VJETVE FUNDIT.AJO I BËRI AUTOPSINË "KUFOMËS "SALI BERISHËS DHE MAFJES NË SHQIPËRI .JAM I BINDUR SE MËSIMET E SAJ SI MIKE E MADHE E SHQIËRISË DO VAZHDONË TË FRYMËZOJNË AMBASADORËT QË DO VIJNË NË SHQIPËRI.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje